Asadi i mbijetuar

Më të lexuarat

Nga: Randa Slim

Asadi i mbijetuar

Më 18 gusht 2011, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama lëshoi një deklaratë me shkrim në të cilën deklaroi: “Për hir të popullit sirian, ka ardhur koha që Presidenti Asad të tërhiqet mënjanë”. Kjo ishte thirrja e parë e drejtpërdrejtë për liderin sirian për tu dorëhequr, por sot 452 ditë më vonë, Bashar al-Asad është ende në pushtet. Ashtu siç deklaroi edhe për një televizion rus javën e kaluar: “Unë jam Sirian. Kam lindur në Siri. Unë do të jetoj në Siri dhe do të vdes në Siri”.
Edhe pse ajo që fillimisht ishte një kryengritje paqësore evoluoi në një rebelim të plotë të armatosur, regjimi i Asadit ka treguar një kokëfortësi elastike. Ai është duke udhëhequr çdo qendër urbane në vend, e ndërsa rebelët kanë pasur sukses në çlirimin e territoreve veriore provinciale të Sirisë, por ata ende nuk janë në kontroll të ndonjë qyteti të madh sirian.
Ndryshe nga vendet e tjera arabe, ku autokratët u hodhën poshtë nga kryengritjet e qytetarëve, regjimi i Asadit nuk shfaq shenja të një fashitjeje të afërt të rënies së tij.
Ndryshe nga Libia, interesat konkurruese të lojtarëve rajonalë dhe ndërkombëtarë kanë penguar deri tani ndërhyrjen ushtarake nga jashtë. Forca e regjimit dhe përçarjet e forcave anti-Asad, kanë luajtur rol vendimtar në dekurajimin e përfshirjes së drejtpërdrejtë të të huajve. Deri tani ka katër arsye që Asadi është ende në pushtet.
 
1.      Klika e brendshme e regjimit nuk është krisur
Në korrik rrethi i ngushtë u përballë më një shpërthim serioz, ku një bombë vrau 4 nga anëtarët e tij duke përfshirë kunatin e Asadit, Asif Shaukat dhe ministrin e mbrojtjes Daud Raxhiha. Por Asadi dhe grupi i këshilltarëve të lartë u shëruan shpejt nga ky shpërthim, duke emëruar zëvendësit e zyrtarëve të vrarë gjatë shpërthimit. Sipas njerëzve të ngushtë me qarqet e regjimit, bombardimi i korrikut ishte hera e parë që nga fillimi i kryengritjeve ku regjimi i Asadit u gjend nën kërcënim serioz. Pengesat e tjera, si dezertimet e kryeministrit Sirian Rijad Hixhab dhe mikut  e ish-komandantit të Gardës së Asadit, Manaf Tlas nuk përfaqësonin një kërcënim serioz për regjimin. Deri në kohën që ata dezertuan, të dy ishin figura të marxhinalizuara në bërthamën e brendshme të regjimit. Ashtu siç Asad deklaroi në intervistën e gushtit, këto tradhti janë një formë e “vetë-pastrimit” për regjimin, duke i hequr atij elementët jo besnikë. Bërthama e regjimit është reduktuar tashmë me anëtarët e familjes së Asadit dhe zyrtarët e besuar Alevianë, disa prej të cilëve janë mbajtës të posteve qysh nga sundimi i babait të Asadit, Hafezit.
Kjo bërthamë duket se përbëhet nga figurat më agresive të cilët e shohin luftën në terma ekzistencialë. Me zvogëlimin e rrethit të ngushtë të mbështetësve, reagimi i regjimit bëhet më i vendosur dhe më gjakatar. Me artikulimin e Asadit gjatë intervistës së tij në televizionin rus,  ndërhyrja e huaj ushtarake nuk ka gjasa të ndodhë sepse do të jetë shumë i kushtueshëm për komunitetin ndërkombëtar. Nëse kjo mbetet e vërtetë, regjimi po bën llogaritë se mund të mbetet në pushtet dhe ti mohojnë opozitës së armatosur aftësinë për të arritur rezultate të prekshme në terren. Mbështetja e besueshme e Rusisë dhe Iranit e përforcon këtë bindje.
2.      Ushtria Siriane nuk është afër pikës së thyerjes
 
Personeli aktiv në ushtrinë siriane është përllogaritur në 295 000 ushtarë dhe me një numër prej 314 000 trupa të përgjithshëm rezervë. Megjithëse është e pamundur të nxirren shifra të sakta, disa përllogaritje paraprake e bëjnë të qartë se pjesa më e madhe e kësaj force nuk ka dezertuar prej ushtrisë. Qazim Sadedin komandanti i ushtrisë së lirë Siriane në Homs, më tregoi se kohët e fundit dezertimet ushtarake përbëjnë afërsisht 30% nga të dhënat e dosjes së kryengritjes së armatosur. Numri i të cilëve është vlerësuar midis 50 000 – 100 000 burra. Kjo do të thotë se norma e precipitimit në ushtrinë Siriane tani është  nga 5- 10 % që do të thotë se është e pamjaftueshme për të dëmtuar seriozisht kapacitetet e saj luftuese. Për më tepër, kur u jepet mundësia, shumë ushtarakë dezertorë janë kthyer në shtëpi në vend që t’u bashkohen radhëve të Ushtrisë së Lirë Siriane.
Për më tepër që humbjet në personelin ushtarak të Asadit janë bërë nga rritja e radhëve të paraushtarakëve “shabiha”. Këto luftëtarë kryesisht Alevitë janë duke u bërë gjithnjë një forcë e kualifikuar luftuese dhe kjo falë trajnimit nga operativët e Hezbollahut. Besnikëria ndaj regjimit mbetet gjithashtu e fortë midis ushtarëve jo Alevitë. Kryengritësit kanë vepruar gjithashtu edhe në një mënyrë të tillë për t’i dekurajuar dezertimet: Një video e fundit në You Tube e cila tregon ekzekutimin nga rebelët të një grupi ushtarakësh të paarmatosur sirianë, do të bindë ushtarët e tjerë të qëndrojnë me regjimin.
3.      Komuniteti Alevit Sirian mbetet armiqësor me kryengritjen
Mospajtimi politik mes Alevitëve, minoriteti fetar të cilit i përket Asadi, deri tani ka qenë ekstremisht i kufizuar, pavarësisht nga disa dezertorë ushtarakë dhe civilë. Gjithashtu ka pasur disa shenja pakënaqësie brenda komunitetit Alevit, kjo kryesisht në sajë të plagosjeve të rënda në radhët e shumë forcave Alevite të regjimit. Më 29 shtator kishte një shkëmbim zjarri në qytetin e Kardahasë, shtëpia e stërgjyshërve të Asadid, pra mes dy të afërmve të Asadit. Ndërsa beteja mendohet të jetë bërë në lidhje me biznesin e kontrabandës së cigareve, armëve dhe kontrabanda të tjera të kontrolluara nga familja e zgjeruar e Asadit, por ky konflikt mund të ketë pasur gjithashtu edhe nuanca politike.
Asadët kanë qenë të shpejtë në trajtimin që ka të bëjë me ndonjë shenjë të mospajtimit të Alevitëve, pasi kjo minon treguesit e regjimit duke bërë që myslimanët Suni të shenjestrojnë komunitetin Alevitë. Për shembull, pas shkëmbimit të zjarrit në qytetin Kardaha ata ndërmjetësuan shpejt një pajtim mes familjeve në gjak. Aktivistët opozitarë të Alevitëve janë gjuajtur, burgosur dhe rrahur. Kur gjithçka tjetër dështon ata braktisen nga familjet dhe fqinjët e tyre.
Çdo shpresë për rënien e regjimit mbështetet tek Alavitët, mbijetesa fizike e të cilëve lidhet me mbijetesën politike të Asadit. Nuk ka shenja ende se ky proces ka filluar. Opozita, veçanërisht udhëheqja në mërgim, ka dështuar tërësisht në arritjen e mbështetjes nga komuniteti Alevit. Asnjë figurë opozitare nuk ka bërë ende një rast bindës për Alevitët se e ardhmja e tyre në një Siri post-Asad do të jetë e sigurt nga vrasjet hakmarrëse dhe se ata do të gëzojnë të drejta të barabarta si vëllezërit e tyre sunitë, se interesat e tyre ekonomike do te ruhen dhe se ata nuk do të trajtohen me dyshim në vitet që do të vijnë. Edhe më e keqja, nuk ka ende ndonjë mendim serioz brenda opozitës se si t’ia dalë në një situatë të tillë.
4.      Opozita siriane mbetet e përçarë
 
Grupet opozitare siriane nënshkruan një marrëveshje më 11 nëntor, që kishte qëllim të bashkonte të gjitha fraksionet anti-Asad nën një koalicion të përbashkët. Gjithsesi mbetet më shumë punë për tu bërë: Sfida themelore prek çdo komponent të opozitës – duke filluar nga maja dhe duke zbritur poshtë me këshillat e vogla koordinuese lokale – e cila gjendet në mungesë të një program politik që bashkon grupet e dëshpëruara anti-Asad. Megjithëse grupe të ndryshme kanë punuar për agjendën “Dita Pas”, nuk ka ende një vizion politik të përbashkët se si do veprojmë nga tani dhe deri në ditën pas rënies së Asadit.
Me pak fjalë, ka një vakum politik dhe organizativ në çdo nivel të opozitës Siriane. Burimet e ndryshme të financimit në dispozicion të opozitës e kanë përkeqësuar këtë problem, pasi formacione të reja ushtarake dhe politike dalin në pah vetëm për qëllimin e marrjes së parave. Konkurrenca dhe mosbashkëpunimi sundon ditën, madje edhe brenda këshillave ushtarakë. Ashtu sikurse një aktivist i opozitës u shpreh: “Radha e opozitës politike siriane bymehet me fragmentarizimet e mëtejshme”.
Disa hapa janë ndërmarrë për të ndrequr këto probleme. Konferenca e grupit opozitar të Sirisë, në Doha të Katarit sigurisht, është një parakusht i nevojshëm për hedhjen e themeleve të Sirisë post-Asad. Por nismat po ndërmerren gjithashtu edhe në terren: Këshillat administrativë lokalë po themelohen në territoret e çliruara, duke mbledhur së bashku aktivistë civilë lokalë dhe këshilla ushtarakë në një përpjekje për të marrë sërish institucionet qeveritare dhe drejtimin e tyre.
Qëllimi i këshillave është të ndihmojë sirianët në sigurimin e me shërbime të nevojshme në përmbushje të nevojave të tyre ditore. Gjithsesi, është ende shumë herët, për të gjykuar nëse ato do të kenë sukses në tejkalimin e organizimit të varfër luftarak, fenomen ky që i ndërlikon institucionet opozitare deri tani. Mungesa e një ndryshuesi të lojës, ka bërë që bllokimi i dhunshëm në Siri të jetë i qëndrueshëm. Secila palë në këtë konflikt beson tek momentet në favor të kauzës së saj, pra secili nuk është i gatshëm për të arritur një marrëveshje.
Pa marrë parasysh se kush merr drejtimin e regjimit në të ardhmen, ata do të jenë të detyruar të përballen me një qytetari të fuqizuar që nuk mund të pranojë më që të sundohet nga një grusht i hekurt. Regjimi i Asadit nuk mund të rrëzohet nesër, por nuk mundet ta sundojë më Sirinë, leva e saj e vjetër e kontrollit nuk funksionon më dhe ka provuar paaftësi në ndërmarrjen e reformave të rëndësishme.
Nga ana tjetër, militarizimi i konfliktit i ka mënjanuar aktivistët dhe grupet civile që nisën kryengritjen. Dështimi dhe mungesa e vullnetit opozitar politik për të artikuluar një udhërrëfyes të besueshëm për një zgjidhje, që siguron se konflikti ushtarak do të mënjanohet nga  kursi i kryengritjeve të vazhdueshme që po e zhytin vendin thellë në kaos dhe dhunë.
Në këtë periudhë kohe, aktorë të rinj po dalin në pah në Siri. Grupet e xhihadit në veçanti, po injektojnë agjendën e tyre në konflikt. Megjithëse ata nuk janë ende aq të spikatur si gjatë kulmit të luftës civile të Irakut, ata kanë potencialin për të qenë një lojtar kryesor në Sirinë e së ardhmes. Në luftëra ashtu si edhe në evolucion, më i forti mbijeton dhe harliset dhe këto grupe janë fatkeqësisht, më të fortët.
Marrë nga Foreign Policy
www.foreignpolicy.com/articles/2012/11/12/the_survivor
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit