13 C
Pristina
Monday, May 27, 2024

Asad: Putin asnjëherë nuk më tha të largohem nga pushteti

Më të lexuarat

Presidenti sirian, Bashar al Asad sot deklaroi se presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin asnjëherë nuk e ka përmendur propozimin për largim nga pushteti edhe krahas presionit të Uashingtonit zyrtar që ai të largohet nga funksioni.

“Ata asnjëherë nuk thanë asnjë fjalë për atë temë”, u përgjigj Asad në intervistën për rrjetin amerikan NBC Njus në pyetjen nëse Putin apo shefi i diplomacisë ruse Sergej Llavrov biseduan me të për transicionin politik në Siri, ku prej vitit 2011 po tërbon lufta qytetare.

Asad shtoi edhe se nuk është i brengosur për atë se është e mundur Putin dhe sekretari shtetëror amerikan Xhon Keri, i cili sot udhëton drejt Moskës për bisedime me funksionarët më të lartë rusë, për të arritur marrëveshje për largimin e tij nga pushteti.

“Kjo është për arsye se politika ruse nuk bazohet në arritje të marrëveshjes. Ajo bazohet në vlera”, theksoi presidenti sirian.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit