14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Arthur Gray Leonard: Muhamedi ishte më i madhi ndër më të mëdhenjtë…

Më të lexuarat

Majori Arthur Gray Leonard, (1865 – 1935) në “Islam, Her moral and spiritual value”, f. 20, 21, shkruan:

“Lexuesi duhet t’a kuptojë menjëherë, se Muhammedi, nuk ka pasur një frymëzim shpirtëror të zakonshëm, nuk ishte një prijës i thjeshtë, apo për më tepër një endacak, por ai ka qenë një nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe epokave. Ishte njeri me qëllime të sinqerta dhe serioze, ishte jo vetëm i madh, por më i madhi ndër më të mëdhenjtë. Ishte njeri që njerëzimi nuk e kishte njohur kurrë më parë. Qe madhështor, jo vetëm si Profet, por edhe si trim dhe burrë shteti. Qe frymëzuesi shpirtëror, që krijoi popullin më të madh, shtetin më të madh dhe për më tepër edhe fenë më të madhe. Ai ishte modest me njerëzit dhe tepër i përulur e i përkushtuar ndaj Zotit. Lexuesi duhet t’a kuptojë se Islami ka domethënie të thellë dhe synon t’i nxjerrë, ithtarët e vet, nga terri i errësirës njerëzore, drejt sferave më të larta të Dritës të së Vërtetës.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit