8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Artan Grubi – Lëvizjes Besa: Cilit dreq po i shërbeni?

Më të lexuarat

Deputeti Artan Grubi iu drejtua anëtarëve të Lëvizjes Besa duke i pyetur se pse asnjëherë nuk iu janë përgjigjur unifikimit dhe përfundimisht cilit dreq janë duke i shërbyer, transmeton TetovaSot.

“Kur Ali Ahmeti i ftoi që të bashkohen para zgjedhjeve në mënyrë që mos të humbasin shqiptarët, ishin po ato që bën çmos që ta përçajnë opozitën dhe ti dobësojnë shqiptarët në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Sot, kur po bëhen përpjekje për të arritur deri tek një platformë e përbashkët kombëtare, po këta, bashkë me telallët e tyre mediatik, janë çuar në këmbë për të gjetur mënyrë që ta ndalojnë edhe këtë unifikim programor.

Cilit dreq po i shërbeni?! Skenarin e kujt të zi dhe në dëm të shqiptarëve po e zbatoni?!”, shkroi Artan Grubi në llogarinë e tij në Facebook.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit