Arritjet e dhimbjes

Më të lexuarat

A je sëmurë?
A je i trishtuar?
A je në vështirësi… në ngushticë… në probleme?

A ke vuajtje financiare apo familjare?
A ke dhembshuri për prindërit, fëmijët apo të dashurit e tu?
A ndien ankth, frikë apo mërzi të thellë?

A të shqetësoi sot diçka në shtëpi?
Në rrugë?
Në punë?
Në treg?

A të mërziti dikush me telefon, me një mesazh apo një telefonatë?
A të lodhi diçka?
A ndien pendim për diçka?
A të kapluan ndjenja negative apo zhgënjim?

A kalove sot një varg shqetësimesh në makinë, gjatë ecjes apo në biseda me njerëzit?
A të bezdisi vapa apo pluhuri?
A të penguan gropat në rrugë?
A u përplase me një pengesë të papritur?
A u përballe me ndryshime në rrugë për shkak të punimeve?
A të bezdisi borija e një makine tjetër?

A të ra telefoni në makinë dhe u lodhe duke e kërkuar?
A të dhembi kollitja e fëmijës tënd?
Temperatura e vajzës tënde?
Rruga e gjatë për djalin tënd?
A u mërzite nga rezultati i vajzës tënde?

E gjithë kjo… madje edhe dhimbjet që i ke harruar,
janë të regjistruara në librin e “arritjeve” të tua sot.

Ajo që përjetove sot
është pastrim i një grumbulli të madh mëkatesh.

Sikur ta dije çfarë është shkruar për ty sot,
do të ndjeje një gëzim të madh për madhështinë e këtyre arritjeve me të cilat Allahu të ka nderuar.

Në “Musned” dhe libra të tjerë transmetohet se
Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) tha:

“O i Dërguari i Allahut, si do të shpëtojmë pas këtij ajeti:
‘Nuk është sipas dëshirave tuaja dhe as sipas dëshirave të ithtarëve të Librit. Kush bën keq, do të shpërblehet për të…’
A do të shpërblehemi për çdo të keqe që bëjmë?”

I Dërguari i Allahut ﷺ tha:
“Allahu të faltë, o Ebu Bekër!
A nuk sëmuresh?
A nuk lodhesh?
A nuk trishtohesh?
A nuk të godasin vështirësitë?”

Ai tha: “Po.”

Ai ﷺ tha:
“Ato janë (shlyerja) me të cilat shpërbleheni.”

Dr. Abdullah Belkasim

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit