22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Arrestohet ‘kasapi’ shqiptar 33 vjeç, dyqanin e mishit e kishte kthyer në sportel droge

Më të lexuarat

Një shqiptar është arrestuar në aeroportin e Xhenovas sapo ka zbritur nga avioni pas ai ishte hpallur në kërkim pas një vendimi gjykate të Savonas për trafik droge.

Operacion i policisë italiane i koduar “Tender meat”, ka çuar në pranga një 33 vjeçar shqiptar i konsideruar si një nga furnizuesit e drogës në pjesën perëndimore të Ligurias.

Ai bashkë me dy shqiptarë të tjerë 28 dhe 25 vjeç, kishin hapur një dyqan mishi, por e përdornin atë për të shitur kokainë dhe hashash.

Edhe kodet qe perdornin ata gjatë shitjeve apo porosove kihisn të bënëin me profesionin e kaspait por që në të verte fhsninin llo0ojte e drogave dhe saisen e saj. Bifteku “fiorentin”, “brinjë” dhe “fileto” do të zëvendësonin peshën e barnave të ndryshme, 20, 10, 5 e kështu me radhë. Kjo tregti “mishi” sipas policisë italiane u sillte rreth 50 mijë euro të ardhura në javë.

Ata akuzohen për trafik droge dhe pastrim parash. Arrestimi i shqiptarëve mbyll operacionin e madh që në muajin shkurt çoi në arrestimin e 14 personave. Janë sekuestruar 1 kilogram kokainë dhe 16 kg hashash, si dhe 39,500 euro para cash.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit