15.7 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Arrestohet islamofobi që kërcënoi Thaçin, Kurtin dhe Tërnavën

Më të lexuarat

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me shkrimin e grafiteve kërcënuese në muret e objektit të Fakultetit Filologjik në Prishtinë, me anë të të cilëve kanë kërcënuar zyrtarë shtetërorë dhe ata të BIK-ut.

I dyshuari është XH. Hasani 53 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për tu proceduar në fazat e mëtejme të procesit hetimor .

Njoftimi i PK-së:

Më datë 01.08.2017 policia ka marrë informatën se në muret e objektit të Fakultetit Filologjik në Prishtinë, nga persona të panjohur janë shkruar disa grafitë, të cilat konsistojnë në kanosjen e personave zyrtarë.

Po ashtu edhe më datë 04.08.2017 ishte pranuar informata lidhur me shkrimin e grafiteve me përmbajtje kërcënuese ne gurë themelin e Xhamisë kryesore në qendër.

Ndërlidhur me këtë rast me datë 16.08.2017 në Bashkësinë Islame të Kosovës janë bërë thirrje telefonike nga persona anonim me përmbajtje kërcënuese që ndërlidhen me ndërtimin e Xhamisë.

Duke marrë me seriozitet rrethanat që kanë karakterizuar këto raste policia ke përkushtim ka trajtuar çdo detaj që ne një ose formë tjetër është ndërlidhur me rastin, si dhe ka çmuar çdo evidence e cila do të mund t’i kontribuonte ndriçimit të rrethanave të këtyre rasteve.

Ka qenë puna e shkëlqyer hetimore e hetuesve rajonal ajo qe ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, për të vazhduar me pas edhe me operacionin e bastisjes te zhvilluar ne fshatin Buzovik Ferizaj me date 07.09.2017.

Përgjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar ;

Një armë automatike AK 47

30 copë fishek dhe një karikator

Dy pistoleta

13 copë fishek dhe dy karikator

27 copë fishek të kalibrit 7.62 mm

18 copë fishek të kalibrit 7.65 mm

I dyshuari XH. Hasani 53 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, pas arrestimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për tu proceduar në fazat e mëtejme të procesit hetimor .

Kërcënimi drejt tyre është bërë me anë të grafiteve, të cilat janë vendosur në Fakulteti Filologjik, nga njerëz të panjohur, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit