6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Arrestime në MPB për riatdhesimin

Më të lexuarat

Procesi për riatdhesim është vënë në shënjestër të prokurorisë, kurse një zyrtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme tashmë është arrestuar për marrje të ryshfetit nga pronari i kompanisë përgjegjëse për akomodimin e personave të riatdhesuar, shkruan gazeta Zëri.

Tenderin e shpallur nga Minisitria e Punëve të Brendshme (MPB), për akomodimin e personave të riatdhesuar, e ka fituar kompania “Iliricum” dhe kontrata ka nisur të implementohet në prill të vitit të kaluar.

Por, Rexhep Krasniqit, pronari i Kompanisë “Iliricum”, nuk i kanë ecur punët mbarë, ngase persona nga MPB i kanë kërkuar të holla gjatë implementimit të tenderit.

“Hajde, qysh s’po jep pare, ke marrë tender mbi gjysmë milioni euro”, i kishin thënë atij zyrtarë të MPB-së.

Krasniqi kishte kuptuar se hetuesit policorë po dilnin në teren dhe po i shqetësonin të riatdhesuarit dhe në bisedë me zyrtarë nga MPB, atij i kishin kërkuar para në këmbim të mos shqetësimit dhe mos prishjes së tenderit.

Tërë këto biseda Krasniqi i ka incizuar. “Kur lyp Jeton Veliu pare, jepi, se është njeri i afërt me Bajram Rexhepin edhe mundet me ta prish tenderin”, kështu e kishte porositur Krasniqin drejtori i auditimit në MPB, Bashkim Berisha, shkruan “Zëri’.

Veliu, i punësuar si person që bartë postën brenda MPB-së, disa herë kishte kërkuar para nga Krasniqi dhe në disa raste kishte marrë nga 200 deri në 500 euro.

Shqetësimet e tij, Krasniqi ia ka paraqitur prokurores Drita Hajdari, e cila ka nisur hetimet. Ajo ka realizuar një simulim duke arrestuar në flagrancë Jeton Veliun, i cili po merrte 400 euro nga Krasniqi.

Ajo thotë se ka intervistuar disa zyrtarë të MPB-së, kurse lista e zyrtarëve të kësaj ministrie që përmenden në incizime e ofruara nga Krasniqi është rreth 15 persona.

Prokurorja tashmë e ka dorëzuar rastin në kompetencë të prokurorisë komunale, meqë kemi të bëjmë me vepër penale të marrjes së ryshfetit.

Drejtori i prokurimit në MPB, Bashkim Berisha, pranon se është audituar procesi i riatdhesimit, por nuk ka dëshiruar të flasë në lidhje me të arrestuarit.

As sekretari i MPB-së, Ilhami Gashi, nuk ka dashur të komentojë lidhur me arrestimin e zyrtarit të kësaj ministrie, por ka pranuar se procesi i riatdhesimit u ka dalë të jetë i komplikuar dhe pranon se ka dyshime për keqpërdorime, duke thënë se vetë kanë kërkuar ndihën e prokurorisë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit