8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Arrat e Kokosit

Më të lexuarat

Pema e Arrës së Kokosit është një lloj palme që rritet nëpër rajonet bregdetare të Azisë Juglindore ,Indisë, Ceilonit, Indonezisë dhe Filipineve, pra në zonat tropikale të tyre. Që kjo pemë të rritet, kërkon shumë diell dhe shi. Në Turqi për shkak të kushteve klimaterike dhe të tokës ajo nuk mund të kultivohet. Gjethet e kësaj peme që arrin deri në 20m madje edhe deri në 25 metra lartësi, zhvillohen në majë të trupit të saj. Frytet e kësaj peme janë të rrumbullakëta dhe kanë një diametër 20 deri në 25 cm. Në qendër të Arrës së Kokosit gjendet një boshllëk i mbushur me një lëng që ngjet me qumështin.

Pemët e Arrës së Kokosit fillojnë e japin fruta kur janë në moshën 7-13 vjeç dh pastaj për 60 vjet rresht vazhdojnë të japin fruta. Pema e Arrës së Kokosit jeton 90 deri në 100 vjet. Një pemë e mbikëqyrur mirë jep fruta nga 70 deri në 120 vjet.

Pema e Arrës së Kokosit ka një strukturë ndryshe nga pemët e tjera. Ndërsa tek pemët e tjera uji thithet nga lëkura që e mbulon trupin e tyre, tek Arrat e Kokosit lëngjet thithen nga i tërë trupi i tyre. Ndërsa në majë të pemës gjendet një pjesë si gonxhe e cila po të pritet apo të dëmtohet bëhet shkaktare e tharjes së pemës. Fruta ei pemës së Arrës së Kokosit hahet, po ashtu përdoret për të pasuruar shijen e kekut apo pastave të ndryshme duke ia hedhur sipër si pluhur në formë kokrrizash të vogla, ngjyrë të bardhë, të prodhuara nga bluarja e kësaj frute.

Fruta e Arrës së Kokosit është një frutë tepër ushqyese dhe që të shton fuqinë. Duke qenë se ka shumë kalori nuk iu rekomandohet atyre që mbajnë regjim. Ajo përmban tepër yndyrë që ngjet me gjalpin. Megjithëse se kjo yndyrë tretet shpejtë nga trupi i njeriut prapëseprapë Arra e Kokosit nuk ka arritur të futet në përdorimin e atyre që mbajnë regjim për t’u dobësuar. Për sa i përket proteinave kjo frutë është tepër e pasur. Duke qenë se përbën një depo yndyrash dhe proteinash ajo të shendosh. Në brendësi të saj ka edhe kalium, sodium, magnez dhe squfur. Edhe frutat e Arrës së Kokosit kur thahen përbejnë gjithashtu një depo energjie. Madje vetëm lëngu i një are kokosi i përballon në përqindje të madhe nevojat e trupit për vitamina “C”. Po ashtu fruta përmban edhe niacin, acid pantotenik,biotinë, riboflavinë,acid folik si dhe vitamina të grupit “B” siç është tiamina. Lëngu i bardhë si qumësht i frutës së Arrës së Kokosit përmban edhe sodium, kalium, kalcium magnez, hekur, bakër, fosfor, sulfur dhe klor. Për mjekimin e shqetësimeve që shkakton aciditeti i tepërt në stomak ndihmon shumë një frutë e pjekur mirë dhe e tharë e Arrës së Kokosit. Po ashtu për mjekimin e shqetësimeve që janë krijuar në sistemin e tretjes përdoret pluhuri i Arrës së Kokosit. Fruta është ndikuese edhe ndaj shqetësimeve si: mostretja ,koliti, ulcera në stomak, vjelljet, diarreja dhe gazrave të tepërta tek njeriu. Ndërsa të gjitha metodat e tjera ndaj vjelljes janë të pasuksesshme Arra e Kokosit në këtë drejtim e kryen detyrën me sukses.

Në Turqi edhe pse Arra e Kokosit nuk kultivohet, nëpër qytetet e mëdha, nëpër tregje apo makete mund ta gjesh atë lehtësisht. Madje kur ka me shumice atë mund ta blesh edhe lirë. Mirëpo njerëzit në përgjithësi nuk e dinë se kjo frutë ka vlera të mëdha shëndetësore dhe ushqyese prandaj edhe nuk e preferojnë shumë. Ajo që i shqetëson më tepër njerëzit është lëkura e trashë që ka kjo frutë, kështu që njerëzit kanë shqetësimin se si do ta thyejnë atë. Ndërkohë që Arra e Indisë mund të thyhet mjaft lehtë. Mjafton që t’i gjesh në shpinë vendin ku duhet dhe mund ta thyeni lehtë me anën e prapme të thikës. Tani do pyesni ju se ku e ka shpinën Arra e Kokosit? Në njërën anë të Arrës gjenden tre sy si gropëza. Midis dy prej këtyre gropëzave është shpina e frutës, pra vendi ku trupi i arrës është delikat , pra i dobët dhe që mund të thyhet lehtë. Ndërsa vendet e tjera janë tepër të serta dhe nuk thyhen lehtë. Me anën tjetër të thikës mund ta godisni pra jo nga ana e mprehtë dhe ta çani lehtë atë. Edhe në rast se Arra nuk çahet me goditjen e parë me siguri në goditjen e dytë ajo do të hapet. Ndërkaq mos harroni se nga Arra do të rrjedhë lëngu,prandaj nën të duhet mbajtur një enë. Lëngun që del nga fruta mund ta kulloni dhe ta pini. Fruta a Arrës së Kokosit në qendër është i veshur me një lloj lifi të hollë në fortë fijesh i cili përdoret në industri për të prodhuar spango ose për të mbushur shiltet. Fara e Arrës së Kokosit është e pasur me yndyra dhe mund të hahet edhe ajo. Yndyrat që nxirren nga fara e Arrës së Kokosit përdoren në prodhimin e sapunëve, qirinjve, në industrinë kozmetike,të kauçukut sintetik apo për prodhimin e lëndëve plastike. Vaji Arrës së Kokosit i rafinuar mund të hahet si dhe mund t’i shtohet margarinës. Kjo lloj yndyre është e pasur me proteina dhe sheqer dhe bërsitë e kësaj frute janë një lëndë ushqyese shumë me rëndësi për kafshët. Pjesën e Arrës së Kokosit që është si paluze mund ta nxirrni dhe t’ja shtrydhni lëngun si qumësht dhe ta përdorni edhe atë nëpër ushqime të ndryshme. Arat e Kokosit që janë të bluara me rende mund t’i ruani nëpër enë të mbyllura mirë ose nëpër qese najloni duke i futur në frigorifer. Në ngrirje atë mund ta ruani deri në 6 muaj. Në rast se nuk e ruani në kushte të përshtatshme yndyra që ka fruta bëhet shkas që të thartohet.

Një tjetër frutë që ngjet me Arrën e Kokosit vetëm nga emri është edhe Arra e vogël e Kokosit që përdoret tepër nëpër kuzhinat e botës. Kësaj arre i thonë edhe “muskat” dhe ka madhësinë e një kokrre ulliri. Në sipërfaqe të kësaj frute ka disa vijëza. Pema ngjet me atë të portokallit dhe nuk ka fare lidhje me Arrën e Kokosit. Vendi mëmë i Arrës së vogël të Kokosit janë Ishujt e Malajzisë dhe lindja e Ishujve Banda. Aktualisht kjo lloj peme kultivohet edhe në ishujt e Karaibeve. Në Indonezi mishi i kësaj frute i përzier me sheqerin e palmave thahet në diell dhe kështu prodhohet një ëmbëlsirë që është mjaft ushqyese. Dikur në Evropë dhe sidomos në Angli me frutën e Arrës së vogël të Kokosit bëhej reçel dhe sheqerka kurse sot ajo përdoret me gjellët me mish dhe patate. Po ashtu ajo është e përshtatshme edhe në supë, salca dhe tek ushqimet me brumë. Në Holande Arra e vogël e Kokosit, është një frutë që preferohet shumë. Ajo përdoret tepër tek gjellët si: Lakrat e Brukselit, lule lakrat dhe grosha. Nëpër kuzhinat e Indisë, Lindjes së Mesme, Japonisë dhe të Greqisë, Ara e vogël e Kokosit apo “muskati” përdoret për t’i shtuar shijet gjellëve. Vlerat ushqyese më të mëdha të Arrës së vogël të Kokosit janë shtimi i oreksit dhe lehtësimi i tretjes së ushqimit. Arra e vogël e Kokosit ndihmon edhe për urinimin dhe për gazrat po ashtu ajo ndihmon edhe për heqjen e erës se gojës si dhe për eliminimin e dhimbjeve të stomakut si dhe parandalimin e vjelljes dhe përzierjeve në stomak. Tek kjo frutë njihet edhe veçoria që ka ajo për mbytjen e mikrobeve pra për dezinfektim. Aroma që ka ajo ndihmon për qetësimin e nervave. Pra në përgjithësi besohet se Arra e vogël e Kokosit ndihmon për fuqizimin e organizmit të njeriut. Pluhuri i Arrës së Vogël të Kokosit tek përdoret nëpër ushqime të ndryshme apo pudingë dhe ëmbëlsira duhet pasur kujdes sasia e saj sepse po qe se përdoret në sasi të mëdha ajo mund të bëhet shkaktar helmimesh. Në përdorimin e saj në sasi të vogla ajo të jep gjumë pra ndihmon në eliminimin e pagjumësisë kurse kur përdoret në doza të mëdha ajo të shkakton ëndërrime dhe rrahje të fuqishme të zemrës. Prandaj rekomandohet që të përdoret në sasi të vogla.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit