20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Armiku i Islamit Kastriot Myftaraj bënë thirrje për zhdukjen e Lëvizjes Besa.

Më të lexuarat

Krimet, mëkatet dhe fajet e Lëvizjes Besa që po u adresohen nga kundërshtarët mund të përmblidhen me një fjali: ‘Ata janë muslimanë të devotshëm, falin namaz, i frikësohen Zotit, po e përdorin fenë për qëllime politike dhe po marrin pare nga Turqia’.
Armiqtë e muslimanëve dhe Islamit si Kastriot Myftaraj që e çoi në gjyq Kuranin për ta ndaluar me ligj dhe çdo ditë i poshtëron shqiptarët e Maqedonisë, bëjnë thirrje për zhdukjen e Lëvizjes Besa.
Pra askujt nuk po i pengon kur lideri i BDI-së Ali Ahmeti flet pa lidhje në formë poshtëruese kundër fesë Islame dhe bën hajgare me muslimanët e besimin e tyre, por u penguaka vetëm fakti se njerëzit e Lëvizjes Besa qenkan fetarë. D.m.th BDI-ja bën të mirret me fe e të bëjë humor me ndjanjat e shqiptarëve muslimanë, kurse njerëzit e Lëvizjes Besa nuk paskan të drejtë të falen e as madje ta përmendin fare Zotin, se përndryshe quhen fundamentalist, vehabist etj.
Ideja se nuk bën të përzihet feja në politikë është ide qafire-antifetare që formën e vet më vullgare e mori nga komunizmi. Në të vërtetë në botën demokratike e liberale kjo ide është absurde. Për ta argumentuar këtë po e japim një fakt në formë pyetje: Nëse feja s’po bëka fare të përzihet me politikë, atëherë përse anekënd botës (përfshirë edhe Shqipërinë e Kosovën) ka parti demokristiane?! Tekefundit të gjithë analistët, teoricienët më në zë të shkencave politike përfshirë edhe Hana Arentin ofrojnë dëshmi se vetë demokracia është një përzierje e vlerave kristiane dhe hebreje.
Po..po ama kur është në pyetje Islami ndërron muhabeti, kështu thonë xhahilat muslimanë, që mendojnë se shqiptarët që falen duhet ta trusin vetëm në xhami t’i qullavin sytë me abdest e të falen qaty, e të mos përzihen askund, se ndryshe-ndryshe fillon propaganda kundrejt tyre për radikalizëm, terrorizëm, vehabizëm e çmos.
Ku është qëllimi?!…Kur të përjashtohen këta njerëz besnik, të devotshëm, besimtarë dhe të ngritur me dije e moral, atëherë lirohet hapësira për injorantët, matrapazët, hajdutët, kriminelët dhe të tjerët e ngjashëm. Njerëzve të këqinj u pengon dalja në skenë e njerëzve të mirë. U hiqet torta nga goja siç i thoshte avokati i Avni Rrustemit lavires së Esat Pashë Toptanit. Pra hajnave, të pamoralshmëve, idiotëve të të gjitha ngjyrave u ka hy frika në palcë nga Lëvizja Besa, sepse njerëzit e saj falin namaz. Ardhja në skenë e njerëzve besimtarë, që i frikësohen Zotit, që falen dhe e luftojnë të keqen, heq iluzionet se tradhtarët mund ta vazhdojnë lojën e ndryrë e të kriminalizuar.
Ata thonë se Lëvizja Besa po merr para nga Turqia. Nuk e di, ndoshta edhe merr, nuk jam as anëtar i tyre e as avokat që t’i mbrojë, por një gjë e di mirë. Më mirë është ta shfrytëzosh paranë që ta jep dikush hejdije sesa t’ia vjedhësh popullit, e me ato para të vjedhura nga populli të bësh propagandë për ta mashtruar po të njëjtin popull për t’ia marrë votën.
Me rëndësi është që në skenë të vijnë njerëz të moralshëm, që besojnë dhe i frikësohen Zotit. Kush beson në zot dhe në të besimtarëve të devotshëm dhe mes qafirave hajna e kriminala të korruptuar, zgjedh këta të fundit, duhet medoemos ta shqyrtojë besimin dhe dinin e tij. Ardhjes së besimtarëve në pushtet i frikësohen vetëm pabesimtarët, hajdutët, kriminelët dhe njerëzit e ligë. Ata duan që të mos t’i shohin këta njerëz, sepse kur mungon luani, majmuni bëhet mbret, pra nëse mungojnë në skenë këta njerëz, me automatizëm ata do të vazhdonin punën e tyre të fëlliqur, punë që nuk njeh as Zot, as moral e as njerëzillëk.

/Mr. Shpëtim Salihu,
PH.D.c në shkenca politike, Boston – SHBA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit