20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Apple ju shkëmben iPhone-n tuaj të vjetër me iPhone 5

Më të lexuarat

Siç e dini, së shpejti do të prezantohet iPhone i ri dhe në qoftë se planifikoni të hiqni dorë nga iPhone juaj i vjetër, me siguri do të përpiqeshit ta shisnit sa më shtrenjtë të ishte e mundur.

Por ne kemi një metodë më të thjeshtë, më të shpejtë dhe ndoshta më efikase: t’ia shisni sërisht Apple-t. Kompania i mirëpret me krahë hapur versionet e vjetra të iPhone-t.

Apple pranon iPhone-t e vjetër si pjesë e programit ‘Reuse and Recycle Program’. Vlera në para që merrni nuk është edhe aq e keqe: për një iPhone 4S me 64GB (në kushtë shumë të mira) merrni 345$.

Një iPhone 4S me 16GB, por në kushte jo dhe aq të mira (pra, goxha i përdour dhe ndoshta pak i gërvishtur) do t’ju jepte 160$.

Mjafton t’ia dërgoni Apple-t iPhone-n tuaj së bashku me kabllin e karikimit dhe kompania do t’ju japë një certifikatë me të cilën mund të blini iPhone-n e ri. (PCWorld Albanian)/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit