8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Apple heq aplikacionin për mësimin e Kur’anit në Kinë

Më të lexuarat

Apple ka hequr një nga aplikacionet më të njohura në botë për leximin e Kur’anit në Kinë, me kërkesë të zyrtarëve të atij vendi, raporton BBC News.

Aplikacioni i quajtur “Quran Majeed” është i disponueshëm në të gjithë botën në App Store dhe ka pothuajse 150,000 komente. Përdoret nga miliona muslimanë.

Shpjegimi i BBC ishte se aplikacioni u hoq “sepse përmban tekste fetare ilegale”.

Qeveria kineze nuk iu përgjigj një kërkese nga BBC për koment.

Fshirja e një aplikacioni nga një dyqan online u vu re për herë të parë nga Byroja e Censurës së Apple, një faqe në internet që monitoron globalisht aplikacionet në dyqanin online të Apple.

Në një deklaratë nga krijuesi i aplikacionit “Quran Majeed”, kompania PDMS deklaroi se sipas shpjegimit që iu ofrua nga Apple, “aplikacioni ynë u hoq nga App Store për tregun kinez sepse ka përmbajtje të paligjshme.”

Gjithsesi, Partia Komuniste Kineze e njeh zyrtarisht Islamin si fe në atë vend.

Por nga ana tjetër Kina është akuzuar për shkeljen e të drejtave të njeriut, madje edhe gjenocid, kundër grupit etnik musliman ujgur në provincën Xinjiang.

Në fillim të këtij viti, BBC raportoi se hoxhallarët ujgurë ishin objekt i shtypjes nga autoritetet kineze në Xinjiang.

Apple nuk pranoi të komentojë, por udhëzoi BBC-në që të kalojë nëpër Politikat e tyre për të Drejtat e Njeriut, duke thënë: “Neve na kërkohet t’i përmbahemi ligjeve vendore, dhe nganjëherë ka çështje komplekse mbi të cilat ne mund të mos pajtohemi me qeveritë shtetërore në të cilat ne veprojmë”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit