17.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, deputeti gjerman Abraham bën thirrje që të vendoset në agjendë

Më të lexuarat

Deputeti gjerman Knut Abraham i ka bërë thirrje Komitetit të Ministrave të shteteve që janë anëtare të Këshillit të Evropës që ta vendos Kosovën në agjendën e takimit të radhës.

Sipas Abraham ka ardhur koha për të vepruar dhe se është momenti i duhur që duhet të përdoret tani.

“Koha për të vepruar: I bëj thirrje Qeverisë italiane që ta vendosë në agjendë propozimin e Kosovës, në mënyrë që të diskutohet në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, që mbahet të premten. Ky është momenti i duhur që duhet të përdoret tani”, ka shkruar ai në Twitter.

Kosova javën e kaluar dorëzoi zyrtarisht aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit