14.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Antisemitizmi sërish një temë në Berlin

Më të lexuarat

Dy incidente antisemite dhe debate të forta politike për synet-rrethprerjen. Politika reagon duke dënuar të gjitha format e antisemitizmit dhe ksenofobisë.
Të mërkurën (26.09.2012) u kërcënua pas një vizite në një sinagogë Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Qendror të hebrenjve, Stephan Kramer. Të njëjtën ditë, një familjeje në lagjen Dahlem ju refuzua të vazhdonte udhëtimin me taksi, sepse ajo dëshironte të vizitonte një sinagogë. Të dyja rastet janë duke u ndjekur nga policia.

Të dy incidentet kanë ndodhur më pak se një muaj pas sulmit ndaj një rabini, i cili shkaktoi titujt kryeartikujsh në mbarë Gjermaninë. Në këtë sulm 53-vjeçari Daniel Alter u rrah në fund të gushtit në praninë e vajzës së tij dhe disa të rinj e ofenduan me fyerje antisemite.
Megjithatë Levi Salomon, zëdhënës i komunitetin hebre në Berlin, nuk beson se Berlini është bërë kohët e fundit antisemit. “Ky qytet vetëm pasqyron shoqërinë në përgjithësi. Unë besoj se antisemitizmi është thjesht i rrënjosur thellë në Gjermani.”
Media dhe politika kritikojnë
Rreth dy incidenteve të së mërkurës (26.09.2012)u raportua gjerësisht në të gjitha gazetat e mëdha në Berlin. “Berliner Zeitung” shkruan në një koment që shoqëria duhet të reagojë ndaj këtyre ngjarjeve. “Nuk mjafton më për t’u përbetuar për zërin e arsyes. Kërcënimet ndaj hebrenjve të Berlinit janë një sulm që nuk mund të pranohet ndaj paqes sociale.”

Edhe kryetari i bashkisë së Berlinit, Klaus Wowereit, i kritikoi ashpër incidentet dhe u bëri thirrje berlinezëve që të pozicionohen. “Përpos reagimit konsekuent të autoriteteve të sigurisë, mbetet gjithmonë detyrë e shoqërisë civile, që të dënojë të gjitha format e antisemitizmit dhe ksenofobisë,” tha ai në një deklaratë zyrtare për shtyp në faqen e tij të internetit.
Ngjarjet kanë ndodhur në dintën e Jom Kippurit, festës më të lartë hebreje në kalendar. Nëse kjo festë ishte motivi i incidenteve mbetet e paqartë. Të njëjtën ditë, zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert u uroi në emër të kancelares Angela Merkel Jom Kippurin të gjithë hebrenjve në Gjermani.
Kohë e keqe

Levi Salomon beson se debati i tanishëm politik për synet-rrethprerjen me bazë fetare është një arsye pse në Gjermani po rriten aktualisht incidentet antisemite. Edhe pse shumë politikanë janë të sqaruar në lidhje me antisemitizmin, disa shohin në shoqëri mundësinë “për tä guxuar më tepër”, thotë Solomoni. Mënyra më e mirë për të reduktuar sulmet dhe incidentet antisemite, është që ta ndryshosh shoqërinë ngadalë. “Një debat mbarëshoqëror rreth judaizmit nuk është vetëm i rekomandueshëm – ai është i nevojshëm.”/dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit