14.7 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Ankthi serb për “Shqipërinë e madhe”

Më të lexuarat

Mediet serbe, edhe pas po thuaj tri javësh, vazhdojnë të shkruajnë me alarmim për takimin e Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë në Tiranë me ç’rast u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi.
 
Këtë takim, gazeta e Beogradit “Veçernje Novosti”, e sheh si një parahyrje në krijimin që ajo e quan Shqipëria e madhe.
 
Në një tekst të vetin në on line gazeta shkruan se Shqipëria , ose siç e quan ajo, ëndrra për bashkimin e gjithë shqiptarëve, është bërë ankth i Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Greqisë, territoret e të cilave do të duhej t’i përfshinte.
 
“Ka ëndërr që bëhet zhgjëndërr. E tillë është ajo për Shqipërinë e madhe, të cilës po i vjen realizimi, ka thënë për këtë gazetë historiani serb Lubodrag Dimiq. Që nga Lidhja e Prizrenit ku projekti po realizohet edhe ushtarakisht e politikisht, edhe me ekonomi e me kulturë … E ëndrra do të realizohet në kuadër të hapësirës së përbashkët evropiane .
 
Projekti i Shqipërisë së madhe, sipas Dimiqit transmeton koha.net, përfshin katër vilajete: të Kosovës, të Manastirit, të Janinës dhe të Shkodrës dhe ky, thotë ai, rrezikon kufijtë e katër shteteve ballkanike.
 
Sipas historianit nga Mali i Zi, Budimir Aleksiq, hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë kur u bombardua Serbia në vitin 1999 dhe kur, sipas tij, u rrëmbye Kosova.
 
“Në radhë tani është Maqedonia. Kërkesat për federalizim të Maqedonisë janë vazhdimi më serioz i procesit që përcaktohet si projekt shqiptaro- madh në jug të Ballkanit. Pastaj në radhë është Mali i Zi ku shqiptarët të vetat i konsiderojnë katër komuna: Ulqinin, Plavën, Rozhajën dhe Podgoricën, thekson Aleksiq, transmeton koha.net .
 
Bashkëbiseduesit e kësaj gazete theksojnë se projekti Shqipëri e madhe “gjithmonë ka pasur sponsorët e vet në botë – gjatë Lidhjes së Prizrenit ishin anglezët, në Luftën e Dytë Botërore gjermanët e tani janë ShBA dhe BE.
 
NATO, në krye me Amerikën, shkallë- shkallë po e krijon Shqipërinë e madhe, pohona Aleksiq.
 
Ndryshe mendon Dushan Prorokoviq, drejtor i Qendrës për alternativave strategjik në Beograd. Ai konsideron se krijimi Shqipërisë së madhe është pak i mundshëm.
 
“Problemi se edhe vetë përpjekja e krijimit destabilizon gjithë Ballkanin, edhe pse disa fuqi perëndimore do të kenë interes që deri diku ta destabilizojnë këtë hapësirë në të ardhme”, ka thënë Prorokoviq.
 
Krijimi i Shqipërisë së madhe i përgjigjet vetëm shqiptarëve thotë Prorokoviq,dhe shton se fuqitë e mëdha nuk i kanë shikuar mirë projektet shtetmëdha të popujve të vegjël ballkanikë.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit