17.7 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Ankand i rrallë në Zvicër: Për targën ‘ZH 987’ shqiptari ofron mbi 150 mijë franga!

Më të lexuarat

Mëngjesin e së hënës, oferta më e lartë për targën zvicerane të makinave me numrin «ZH 987» ka arritur në 150 800 franga, shkruan “Blick”. Me këtë rast, rekordi i Kantonit të Zyrihut që kapte shumën prej 131 000 frangash për targën me numrin «ZH 1000» është thyer. Por, mbetet e paqartë nëse do të thyhet rekordi zviceran për numrin «ZG 10», përcjell Albinfo.ch.

Ankandi duket se është përkufizuar në disa ofertues. Ofertuesit me nofkën «kaj» dhe «VehgimMurati» janë duke garuar në çdo moment për të blerë targën «ZH 987». Por, mbrëmjen e së dielës, ofertuesi «VBerger» i ka tejkaluar të gjithë duke ofruar shumë prej 150 800 frangash.

Megjithatë, nga burime të ndryshme thuhet se kumanovari nga Maqedonia Hadi Osmani, ka ofruar për momentin shumën më të lartë prej 152 400 frangash.

Fituesi i ankandit do të dihet të mërkurën rreth orës 23.00. Më 14 shkurt të këtij viti, targa me numrin «ZG 10» ishte blerë për 233 000 franga, ndërsa deri atëherë, numri «VS 1» mbante rekordin prej 160 100 frangash.

Enti kantonal i Zyrihut, që nga viti 1995 bën ankande të tilla, ndërsa që nga viti 2006 edhe online. Këto ankande tek banorët e Zyrihut janë të shumë të mirëpritur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit