21.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Anglezi i parë drej Mekes

Më të lexuarat

Nga: Abdul Hakim Murad

Anglezi i parë drej Mekes

Historia nuk e ka shënuar emrin e myslimanit të parë britanik që ka kryer ritin e Haxhit. Megjithatë  thashetheme të bollshme ekzistojnë rreth kryqtarëve të konvertuar të cilën e bënë udhëtimin gjatë periudhës së mesjetës, si dhe të myslimanëve britanikë në shërbimin e flotës osmane të cilët vizituan vendet e shenjta në shekujt e XVII dhe XVIII. Porse përllogaritja e parë e detajuar e Haxhit nga një mysliman britanik, duhej të priste deri në epokën Eduardiane, kur artisti Hedley Curchuard  të bëhej britaniku i parë i regjistruar si ‘Vizitor i Zotit’.

Ashtu si shumë anglo-myslimanë të kohës së tij, Churchëard ishte konservator, pasardhës fisnik i një familje të lashtë; ku në të vërtetë paraardhësit e tij zotëronin shtëpinë e dytë më të vjetër në Britani. Babai i tij zhvilloi një biznes të suksesshëm në Aldershot, dhe ishte i mirë-pranuar në qarqet e regjimentit, çka i mundësoi të riut Churchëard të takonte Mbretëreshën Viktoria si dhe filantropisten Baroneshën Burdett-Coutts. Duke e shfaqur  hershëm talentin e tij artistik, Churchëard studioi për art dhe u bë një piktor i shquar, i specializuar më pas në fushën tejet prestigjioze të pikturës skenike teatrale. Një figurë familjare në Londrën Perëndimore në fundin eviteve 1880, ai punoi së afërmi, me njerëz të famshëm që varionin nga Tennyson, Millais, Lord Leighton, si dhe  me më të famshmen e të gjithë ‘supermodelëve’ Viktorianë, Lily Langtry.

Një udhëtim argëtues nëpërmjet Spanjës i shfaqën vështrimit të piktorit të ri të skenës lavditë e skulpturës së Maurëve, dhe ai u tundua që të ndërmerrte një aventurë përgjatë Ngushticës së Marokut. Këtu në një botë ende të paprekur nga ndikimi perëndimor, ai ra shpejt në dashuri me mënyrën e butë dhe të bukur të jetesës së Islamit. Pas një sërë vizitash, me plot dhimbje ai njoftoi  familjen e tij të trembur se ishte bërë një mysliman.
Curchëard udhëtoi në Kajro, ku studio për disa vjet në El-Ezher, në vendin më të lartë të studimit në botën myslimane. Studimet e tij u zhvilluan intensivisht, duke i mundësuar atij që të predikonte gjatë të premtes në një xhami të vogël, si dhe duke dhënë atij emërimin në postin prestigjoz të pedagogut në Sira (biografia e Profetit)  në Akademinë Kadis- e cila nuk ishte një arritje e vogël për një të konvertuar.

Në nevojë për punë më fitimprurëse, Churchward më pas udhëtoi drejt Afrikës së Jugut, ku arti si dhe pikturat e tij elegante të dhomës e bënë atë që të fitonte shpejt nderimin e Cecil Rhodes, i cili i bëri atij një dhuratë të një diamanti të rrallë rozë. Lëvizjet e pamundimshme, mes bashkësisë myslimane dhe elitës së bardhë Transvaal, do të ishte falë ndërmjetësimit të sinqertë të Churchward që Presidenti Paul Kruger do ti jepte lejen për ngritjen e xhamisë së parë në fushat e arit në Witwatersrand.
Gjatë kthimit të tij në Kajro, Mahmoud Churchëard u martua me të bijën e një juristi Shafi të El-Ez’herit dhe vijoi dhënien mësim në arabisht. Porse të dyja si mendja ashtu dhe zemra e tij I thonin se Islami i tij ende nuk ishte i plotë: tërheqja magnetike e Shtyllës së Pestë ishte bërë e pamundur për ti rezistuar. Ashtu sikurse ai shkroi: “Një mbrëmje ndërsa ecja me hapa të mëdha përgjatë përvijimit të Piramidës në perëndimin e diellit, dhe shihja horizontin e çrregullt pas muzgut ëndërrimtar afrikan, vendosa të kryeja atë çka e kisha patur qëllim që ta bëja qysh kur u ktheva në mysliman-doja që të shkoja në Qabe në Mekë.’
Si një anglez ai e kuptoi se kjo ambicje do të provohej se do të ishte e vështirë për tu përmbushur: ekzistonte një rrezik se autoritetet e Kalifatit në Xhide mund ta mosbesonin sinqeritetin e pretendimeve të tij për të qenë një besimtar, dhe si pa teklif e mënjanoi paksa atë. Prandaj ai i dërgoi një letër dijetarit të madh për një letër rekomandimi. Në praninë frikë ndjellëse të krye kadiut të Egjiptit, së bashku me Shejh al Islam Mehmet Jamaluddin Efendi (autoritetit më të lartë fetar të Perandorisë Osmane, i cili ndodhej për një vizitë në Kajro), ai paraqiti në një provim tre orësh ndaj pikave të ndryshme të besimit. Pasi i kaloi me ngjyra entuziazmi, ai mori një dëshmi të bukur me kaligrafi të firmosur nga studiuesit e pranishëm. Kjo pasaportë fetare do ti shërbente atij edhe në tejkalimin e pengesave burokratike të cilat do ti shtriheshin përpara .

Në vitin 1910, pas një viti të mëtejshëm në Afrikën e Jugut, ai do të paketonte bagazhet e tij për tu nisur nga Johanesburgu për në Tokën e Shenjtë. Vaporët në këto ditë ishin të rrallë, dhe Churchëard u përball me pengesën e shtuar për të udhëtuar përmes Bombejit, ku ai kaloi javë në negociatat frustruese me nëpunësit dhe zyrtarët e anijes si dhe me një libanez të krishterë i cili ishte konsulli Osman. Më në fund ai gjeti një anije të vjetër pelegrinësh, e cila kishte kapiten një skocez gjaknxehtë si dhe ishte e armatosur me topa kundra kërcënimit të piratëve,gumëzhinte ngadalë përgjatë nxehtësisë verbuese të Oqenit Indian, duke vizituar Gjirin Arabik të goditur nga varfëria përpara drejtimit kah rrugës së saj në Detin e Kuq.

Ditët kaluan ngadalë, dhe koha për haxh po afrohej me shpejtësi. Nxjerrja e avullit në gjashtë nyje, ndalimi në portet e vogla për të shpërndarë thasët me letra, të cilat duhet të dorëzoheshin në distancë prej gjashtë këmbësh për shkak të frikës nga murtaja, atje kishe pak mundësi të vepruar përveç vështrimit të delfinëve, ngrënies së mishit me erëza, si dhe faljes në kuvertë me pelegrinët Indianë.

Ndalesa e shkurtër në portin sudanez të Suakin, i mundësoi Churchwardi që të zbriste për të shkuar drejt Konsullatës Britanike, i cili me mendjelehtësi i tha se planet e tij për të vizituar Mekën ishin të dënueshme.’Djalë i mbarë’ i tha ai atij, duke kaluar një gllënjkë të pijes së ftohtë në verandën e konsullatës, ‘që ta filloj me ju, nuk do të lejoheni që të uleni drejt Xhides.’

Porse dy ditë më vonë, anija islame u ankorua në radën e portit arab. ‘Mbi kuvertën indiane’ kujtonte ai, ‘filloi një paketim i madh i tenxhereve, sobave portative, bebeve dhe thasëve të orizit.’ Dukej e nevojshme për tu rreshtuar në breg në një varkë të vogël indiane, e cila voziste nëpër valën e nxehtë drejt një anije luftarake turke e cila qëndronte e lidhur për aq shumë kohë saqë përreth saj ishin rritur koralet, të cilat e kishin çmobilizuar të përgjithmonë. Sapo anija e tij e vogël u ankorua në rërë, një bisedë e vogël me zyrtarët osmanë vërtetoi se gjithçka shkoi mirë, dhe se Churchward shkoi në qytet për të bërë një kontratë me përfaqësuesin vendas (uakil) të Sharifa Zain Vali, një biznesmen i pasur ky mekas i cili drejtonte  një organizatë të madhe të ‘mutauafi’- që udhëzonte pelegrinët.

Natyralisht, që ai nuk mund të merrte pjesë aty personalisht- ashtu sikurse Churchward vuri re më vonë: ‘Për shkak të numrit të pafundëm të pelegrinëve, ku ato të cilët mbërrinin në Xhideh, ishin me qindra e mijëra, ishte e pamundur për këto personalitete tejet të respektuara që ti shoqëronin klientët e tyre personalisht, ashtu sikurse do të kishte qenë për zotin Thomas Cook që të shoqëronte çdo udhëtar-që rendte drejt Evropës. Ashtu sikurse të gjithë kolegët e tij, ajo punësonte një staf të madh, që kujdesej që haxhilerët të kryenin haxhin sipas ritualit të përcaktuar nga Profeti.’

Uakil e mori Curchward tek shtëpia e tij e bukur arabe, dhe i shpjegoi se si ti vishte rrobat e tij të Ihramit përpara se ti shtronte atij për të kaluar natën. ‘ Gjetja e një niveli në një vend me gurë të çrregullt ku të shtrihesha rishtas, shkroi ai. Gjatë kësaj kohe, një mijë mushkonja vërshuan drejt meje.’ Ditën tjetër, ai I postoi pjesën më të madhe të parave ë tij në Meke, dhe ia besoi ashtu sikurse ishte zakoni, pjesën e mbetur të fondeve të tij ‘Mutaëëif’. Atë mbrëmje, ‘ndërsa llambat e Xhides shkëlqenin në një muzg tropikal, mbërritën dy gomarë.’

Rruga përtej Xhides ishte pak më e gjerë se një shteg deveje, por Uakil me besim tek vetja e udhëhoqi pjesën e vogël drejt lindjes; me kometën Halley e cila varej me plot shkëlqim mes yjeve të mësipërme. ‘ Poshtë yjeve vështrova peizazhet e shkëmbinjve, ne dukeshim sikur po vërshonim përmes një lloj kanioni. Ruajtja nga rënia nga gomari, dukej se nuk po dëgjohej kurrkund….as ndonjë potere….çakalli! Papritur një shpërthimi i madh u dëgjua nga disa vende të larta drejt kodrave të errëta. Nuk u gabova, pasi ato ishin të shtëna pushkësh….Shkëlqimi gjithnjë e në rritje shfaqi një ndërtesë të tjetër piktoreske, një lloj kullë disa qindra metra mbi rrugë. Nga shtegu i pjerrët, disa burra të stolisur  me qeleshe zbritën poshtë. Ato mbanin të veshur uniforma dhe armë në duar e tyre.”

Një oficer Osman doli, dhe me edukatë se burrat e tij kishin ndjekur me sukses një bandë hajdutësh. Gjatë këtyre ditëve, sulmet nga arabët e shkretëtirës mbi pelegrinët ishin një shqetësim i zakonshëm; por Curchward dhe pjesa tjetër pranë tij marshuan, duke besuar tek Allahu. Në mëngjesin të nxehtë si furrë, pas disa ndalesave në kafenetë buzë rrugës, ato kaluan shtyllat prej guri të cilat tregonin fillimin e territorit të shenjtë në të cilin asnjë jo-mysliman nuk mund të ndërhynte.

“Në të hyjnë këtu udhërrëfyesi im nënshkruar për mua se ne duhet të themi lutjen e duhur. Prekur zemrën dhe ballin e tij ai pëshpërit Fatihanë dhe mbajtur duart së bashku, si në qoftë se për të marrë bekimin e qiellit. Pastaj ai tha, Hena el-Haram (Këtu është vend i shenjtë). ”

‘Në hyrjen atje udhërrëfyesi im më shpjegoi se ne duhet të thonim lutjen e duhur. Duke prekur zemrën dhe ballin e tij, ai pëshpëriti Fatihanë dhe i mbajti duart e tij të bashkuar sikur donte të merrte bekimet e xhenetit. Më pas ai tha, Hune al-Haram (Këtu gjendet Toka e Shenjtë).’

‘Disa pëllumba, pëllumbesha të egra si dhe zogj të tjerë ishin shembujt e parë të faunës së shkretëtirës teksa unë mbërrita këtu. Ata dukeshin si të zbutur në mënyrë të përkryer, dhe rrihnin krahët disa pak centimetra larg fytyrave tona. Disa të tjerë qëndronin mbi gurët e fortë dhe lejonin gomerët që të kalonin mbi ta. Në mënyrë tejet të kujdesshme Uakel e udhëhoqi kafshën e tij rreth këtyre krijesave të vogla,pasi askush nuk do të guxonte që të vriste një gjallesë këtu.’

Pothuajse pas dy ditëve udhëtim, më në fund Churchward dhe shokët e tij mbërritën në Qytetin e Shenjtë dhe hynë në redidencën e hotelit Sharifa. Kjo grua e devotshme dhe fisnike, një pasardhëse e drejtpërdrejtë e Profetit të nderuar, kishte lidhje familjare të Cape Toën, ku kompania e saj e pelegrinazhit e kishte rekomanduar edhe Churchëard. Duke i ç’paketuar sendet e tij, ai I dërgoi asaj një dhuratë të djathit Gouda, e cila po bartej nga prania e paparë e shërbëtoreve të saj të gëzuar. Vetë Sharifa thirri menjëherë ndaj tij nga një ekran prej druri mashrabija: ‘Mubarak!  Mirësevini në shtëpinë time. ‘Unë iu përgjigja se u ndjeva krenar që të jetoja në shtëpinë e saj, teksa ajo u përgjigj se ishte krenar për mua. ‘Qafirët bëjnë djath të mirë; deklaroi zonja,” ato duhet të kenë shumë lopë.”

Pelegrini anglez u ngjit drejt shtatë shkallëve, bëri dush dhe fjeti mbi çati. Ai ishte zgjuar përpara agimit si pasojë e tingujve të çuditshëm të borizanëve osmanë, dhe pas faljeve një mëngjes me shalqinj u nis nga ’mutauifët’ drejt Xhamisë së Shenjtë. Duke treguar kujdes në hedhjen e hapave të tyre të besdisshëm mbi  gurë të veshur mirë, për të cilit mutauifët deklaronin se ishin disa idhuj të dikurshëm të Kurejshëve,  të cilët ishin mposhtur dhe poshtëruar nga Profeti, Churchward dhe shokët e tij më në fund hynë në Shtëpinë e Zotit.

Fazës së parë të një udhëtimi pesë-mujor më në fund i kishte ardhur fundi.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit