11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Anëtarësimin e Finlandës në NATO, Kremlini e quan një kërcënim për Rusinë “dhe një arsye për një përgjigje simetrike”

Më të lexuarat

Kremlini ka thënë se e konsideron lëvizjen e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n një kërcënim për Rusinë – dhe se sipas Rusisë, zgjerimi i aleancës ushtarake nuk do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Evropë apo në pjesën tjetër të botës.

Duke iu përgjigjur njoftimit të mëparshëm të fqinjit të saj për synimin e saj për të aplikuar për anëtarësim në NATO, Rusia thotë se “është e përgatitur të japë përgjigjen më vendimtare për çdo palë që përpiqet të përfshihet në Ukrainë dhe të pengojë operacionin special ushtarak”.

Në këtë kontekst, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, vlerëson se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.

Megjithatë, ai i përshkroi veprimet e Finlandës si për të ardhur keq dhe “padyshim” një kërcënim për Rusinë “dhe një arsye për një përgjigje simetrike”, përcjell Telegrafi.

Rusia ka paralajmëruar më parë për “pasoja ushtarake dhe politike” nëse Finlanda dhe Suedia vendosin të anëtarësohen në NATO.

Ndryshe, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, si dhe kryeministrja Sanna Marin thanë këtë mëngjes se vendi i tyre duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë”. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit