22 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Amerika 10 të burgosur jemenas nga Guantanamo i dorëzon në Oman

Më të lexuarat

Amerika 10 të burgosur jemenas që ishin mbajtur në Guantanamo i ka dorëzuar në Oman.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, SHBA 10 qytetarë jemenas që ishin burgosur në Guantanamo i ka dorëzuar në Oman dhe numri i përgjithshëm i të burgosurve në Guantanamo tani është 100.
Ky grup i të burgosurve jemenas është grupi më i madh i cili deri më tani që është liruar nga ushtarët amerikanë nga burgu Guantanamo.
Situata aktuale në Jemen është shkaku i lirimit të këtyre të burgosurve jemenas. Sipas Reueters, qindra të dyshuar për terrorizëm ishin burgosur gjatë presidencës së Xhorxh Bushit.
Presidenti aktual i SHBA Barak Obama gjatë fushatës së tij zgjedhore për president kishte premtuar se në mandatin e tij do të mbyllë burgun e Guantanamos.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit