16.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

AMBASADORI I KOSOVËS Z. FLORIAN QEHAJA NË VIZITË TË BFI NË RMV

Më të lexuarat

Të martën më 13.12.2022 Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai priti në vizitë Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup Z. Florian Qehajën. Një pritje vëllazërore ku u bisedua për shumë çështje të kohës, në veçanti për situatën në Veri të Kosovës, e cila është përshkallëzuar nga paramilitarët serbë, që po tentojnë destabilizimin e Kosovës.

Situata është shqetësuese dhe brengosëse, por me shpresë se Kosova ka forcë morale e politike për deblokimin e situatës dhe prishjen e planeve të forcave destruktive dhe militare serbe.
Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai falënderoi Ambasadorit për vizitën dhe njoftimin me situatën në Veri të Kosovës duke shprehur dëshirën për tejkalimin sa më të shpejtë të situatës së komplikuar në Kosovë. Ambasadori Qehaja edhe njiherë e falënderoi Reisul Ulemanë për pritjen e lartë që iu bë.
Ambasadorit iu nda edhe Letërnjoftimi i sapobotuar nga BFI e RMV, si dhe botime tjera të reja.
Në këtë takim Reisul Ulemanë e shoqëroi Mr. Mustafa Dauti drejtor për marrëdhënie me jashtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit