11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ambasadori Hovenier: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

Më të lexuarat

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier ka thënë sot se partneriteti ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës është i fortë.

Hovenier në një postim në Twitter shkruan se ishte i nderuar të priste në vizitë në Kosovë këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“I kënaqur që mirëpritëm këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Chollet takoi disa liderë politikë, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe gazetarë”, shkruan Hovenier.

Të mërkurën për vizitë në Kosovë ishte këshilltari i lartë amerikan, Derek Chollet.

Ai u takua me presidente Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, liderët e partive opozitare, ata të Listës serbe e shoqërisë civile. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit