8.3 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier: E papranuar mënyra e zgjedhjes se kryeprokurorit

Më të lexuarat

Përzgjedhja e kryeprokurorit, ambasadori amerikan: Të shqetësuar, mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut

Këshilli Prokurorial i Kosovës një ditë më parë ka votuar për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufajn.

E lidhur me këtë votim, ka reaguar sot ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, duke thënë se fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë anëtarë të Ambasadës së SHBA-së, u ftuan të marrin pjesë në procedurat e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur Kryeprokurorin e ardhshëm të Shtetit.

Prania jonë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedimit.

Në disa raste, Shtetet e Bashkuara kanë shprehur pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të ardhshëm të Shtetit, të cilat ne besojmë se i ndajmë me qytetarët e Kosovës që: të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita.

Fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë marrë parasysh ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bie ndesh me atë standard”, thekson ambasadori.

Hovenier thekson se Shtetet e Bashkuara nuk kishin një kandidat të preferuar dhe as nuk gjykonin kualifikimet e kandidatëve individualë.

“Jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe besimin tonë në KPK, si institucion publik”, tha ai.

Lidhur me këtë votim të KPK-së, janë shprehur të pakënaqur edhe shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog si dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit