13 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

ALLAHU I MADHËRUAR I PARALAJMËRON NJERËZIT PËR DITËN E LLOGARISË QË ATYRE PO U AFROHET

Më të lexuarat

“Gjithnjë e më shumë po u afrofet njerëzve Dita e Llogarisë, por ata nuk i kushtojnë vëmendje dhe i shmangen.”

اقْتَرَبَ لِلنَّاسِ حِسَابُهُمْ وَهُمْ فِي غَفْلَةٍ مُعْرِضُونَ

Surja Enbija ; 1

Vërtet, me disa njerëz është për t’u habitur. Atyre nuk u bën dobi asnjë lloj paralajmërimi. Ata nuk duan t’ia dinë për asnjë lloj kërcënuesi e paralajmëruesi, ndërkohë që llogaria e tyre po afron.

Shumë shpejt ata do të marrin atë që meritojnë për veprat e mira ose të këqija që kanë bërë e, megjithatë, ata vazhdojnë të jenë të painteresuar ndaj qëllimit për hir të të cilit u krijuan. Nuk duan t’ia dinë nga kërcënimet e qortimet, a thua se janë krijuar vetëm për këtë jetë dhe vetëm për dëfrime.

Allahu i Madhëruar vazhdimisht i përsërit qortimet dhe paralajmërimet për ta, kurse ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në hutimin dhe dëfrimet e tyre.

Tefsiri i Sadit “Zoti e mëshiroftë”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit