18.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Aleati i Erdoganit “gris” raportin amerikan për Turqinë

Më të lexuarat

Bahçeli, akuza SHBA-së për implikim me FETO-n

Lideri i Partisë së Veprimit Nacionalist (MHP), Devlet Bahçeli, një partner qeveritar i presidentit Tajip Erdogan, shpreh pakënaqësi ndaj raportit të fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut në Turqi.

Ai, në një fjalim në grupin e tij parlamentar, lëshoi akuza ndaj SHBA, sipas tij për konspiracion në tentativën për grusht shteti në 2016-ën, duke aluduar se pas FETO-s qëndronin amerikanët.

A nuk ishin SHBA-të që natën e 15 korrikut lëshuan mbi ne vrasësit që kishin punësuar? (…) A nuk ia besuan FETO-s pushtimin e Anadollit?”, tha Bahçeli, duke e përshkruar raportin e Departamentit të Shtetit si “letër që duhet grisur”.

Kjo është ndër të rrallat raste kur për atë ngjarje, pas së cilës FETO u shpall “terroriste”, në narrativën zyrtare turke vihen nën akuzë dhe SHBA. Kjo dhe nga fakti se lideri i FETO-s, Fetullah Gulen, jeton në SHBA dhe autoritetet amerikane nuk pranojnë ta dorëzojnë te ato turke. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit