I nominuari për kryeministër të Kosovës nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, u pyet edhe për Lëvizjen BESA në Maqedoni dhe rolin e Zoran Zaev.
Hila: Marrëdhënia me Maqedoninë….kam përshtypjen se Vetëvendosje ka pasur një ndikim shpirtëror aty. Ka edhe zëra që e etiketojnë Besën si parti me ndikim islamik, me ndikim turk.
Kurti: “Unë nuk besoj që lëvizja BESA ka ndikim turk apo islamik. Besoj që mund të ketë individ aty që kanë thjesht jo ndikim, por edhe preferencë. Nëse shikoni programin dhe orientimin e tyre, dhe nëse shikoni protestën e tyre më të madhe më datë 9 maj të vitit të kaluar, bashkë me Këshillin Opozitar, atëherë do ta shihni se dominon çështja kombëtare.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/1760877567286421/
