9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Alarmohet NATO: Putin dërgon aeroplanmbajtësen Kuzjnecov drejt Sirisë

Më të lexuarat

Putin ka urdhëruar dërgimin e aeroplanmbajtjes së vetme drejt brigjeve të Halepos, i cili është qyteti legjendar i Sirisë ku po zhvillohen luftimet dhe masakrat më të tmerrshme.

Ushtria norvegjeze, e cila është e caktuar nga NATO të ruajë kufurin verior pasi është edhe në kufi me Rusinë, kryesisht me bazat e flotës detare,  publikoi foto të së vetmes aeroplanmbajtëse të marinës ruse, e shoqëruar nga një eskortë detare duke udhëtuar drejt Sirisë, ku pritet të rrisë praninë ushtarake ruse.

“Me seli të përhershme në Severomorsk, në detin Barenc, ‘Admirali Kuzjnecov’ dhe shtatë anije të tjera u fotografuan në ujërat ndërkombëtare, larg brigjeve të Norvegjisë”, theksoi Elisabeth Eikeland, zëdhënëse e Qendrës së Operacioneve të ushtrisë norvegjeze.

“Jemi të informuar se ky kontingjent është drejtuar për në Detin Mesdhe”, deklaroi për median Eikeland.

“Nuk ndodh çdo ditë që një numër kaq i madh anijesh të udhëtojnë së bashku pranë brigjeve të Norvegjisë.

”Ndërsa roli i mbrojtjes norvegjeze është të monitorojë territorin e saj çdo ditë për 365 ditë në vit. Ne do të ndjekim të gjithë aktivitetet përgjatë vijës tonë detare, veçanërisht të anijeve dhe avionëve rusë”, shtoi ajo. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit