7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Aktivizohet neni 4, NATO në mbledhje urgjente

Më të lexuarat

Është sulmuar apo jo Polonia nga Rusia? Kjo është çështja

Një takim urgjent i liderëve të NATO-s do të mbahet sot pas shpërthimit që ndodhi në qytetin polak Przewodow, në kufirin polako-ukrainas, ku humbën jetën dy persona.

Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, as nga Polonia, as nga NATO dhe SHBA, se bëhet fjalë për një raketë ruse, megjithëse burime të caktuara kanë treguar pikërisht një skenar të tillë.

Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi njoftimet se një raketë ruse ra në Poloni të martën.

NATO do të veprojë me kujdes

Reuters i referohet deklarimeve të dy diplomatëve evropianë të cilët deklaruan se është aktivizuar neni 4 i NATO-s dhe se liderët e Aleancës do të takohen në një takim të jashtëzakonshëm.

Po kështu, një nga diplomatët tha se NATO do të veprojë me shumë kujdes në këtë rast dhe se do të duhet kohë për të përcaktuar plotësisht këtë incident.

Neni 4 i NATO-s thotë se një nga anëtarët mund ta aktivizojë atë nëse mendon se integriteti territorial, pavarësia dhe siguria e tij kërcënohen nga një vend tjetër ose një organizatë terroriste. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit