Aktivisti i flotiljes për Gazën: Türkiye mblodhi prova për krime kundër njerëzimit

Më të lexuarat

“Gjëja më e rëndësishme që bëri Türkiye ishte të na çonte te mjekët, te avokatët dhe të mblidhte prova për krime kundër njerëzimit,” thotë gazetari britanik Kieran Andrieu.

“Ajo që na mbajti së bashku ishte, para së gjithash, dashuria për Palestinën dhe për popullin e Gazës.”

Një gazetar britanik, pjesëmarrës në Global Sumud Flotilla, vlerësoi mikpritjen e Türkiye pas dëbimit nga Izraeli, por theksoi se gjëja më e rëndësishme që bëri Ankaraja ishte dërgimi i aktivistëve te mjekët dhe avokatët, si dhe mbledhja e “provave për krime kundër njerëzimit.”

Kieran Andrieu është një nga 13 shtetasit britanikë të ndaluar nga Izraeli pas sulmit ndaj Flotiljes Globale Sumud në ujërat ndërkombëtare.

Në një intervistë për Anadolu në aeroportin Heathrow, ku mbërriti të dielën vonë nga Türkiye, së bashku me tre aktivistë të tjerë britanikë, Sarah Wilkinson, Francis Cummings dhe Evie Snedker, ai tha se udhëtimi zgjati më shumë se dyfishin e pritshmërive për shkak të vështirësive të shumta.

Megjithatë, shtoi ai, “ajo që na mbajti të bashkuar ishte, para së gjithash, dashuria për Palestinën dhe për popullin e Gazës. Së dyti, lidhjet e besnikërisë që zhvilluam me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në anije, na ndihmuan ta përballonim gjithçka.”

Duke përmendur sulmet me dronë, vështirësitë logjistike dhe stuhitë gjatë udhëtimit drejt Gazës, Andrieu tha se këto nuk janë asgjë krahasuar me vuajtjet e përditshme që një shtet pushtues dhe gjenocidal u shkakton palestinezëve.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, ishte e paligjshme që ata të hipnin në anijen tonë dhe të na ndalonin. Ne kishim çdo të drejtë, për sa kohë që populli i Gazës na donte në ujërat e tij territoriale,” tha ai, duke iu referuar sulmeve izraelite ndaj flotiljes.

-Aktivistëve u mohua uji gjatë ndalimit

Duke përshkruar mënyrën se si forcat izraelite trajtuan aktivistët pas ndalimit të paligjshëm, Andrieu tha se atyre u mohuan uji për periudha të gjata kohe, gjë që përbën shkelje të Konventës së Gjenevës.

“Na çuan të lidhur e me sytë e mbuluar, në një autobus të ftohtë në mes të natës, drejt një burgu në shkretëtirën Negev, ku më parë janë torturuar të burgosur palestinezë.”

Ai kujtoi se ishin detyruar të qëndronin në qeli shumë të vogla, 10 deri në 12 persona për qeli, dhe se u ishin mohuar edhe barnat e domosdoshme.

“Njerëzve u hodhën ilaçet përpara syve. Pashë persona me sëmundje të zemrës, të të gjitha moshave, përfshirë edhe në të 80-at, teksa u hidhnin ilaçet.”

Duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve izraelitë që e etiketuan Flotiljen Globale Sumud si “terroriste,” Andrieu tha: “Ironike, terroristë të armatosur vetëm me qumësht për foshnja, ushqime, oriz dhe barna.”

“Sidoqoftë, të vetmit terroristë janë ata që kryejnë gjenocid, që mendojnë se kanë imunitet të plotë për të bombarduar fqinjët sa herë që u leverdis politikisht dhe që kanë shkaktuar më shumë amputime fëmijësh se kushdo tjetër gjatë shekullit të kaluar,” shtoi ai.

Etiketimi i aktivistëve si terroristë, “patetik”

Andrieu e quajti “patetike” dhe “qesharake” etiketimin e aktivistëve si terroristë, duke shtuar se ata që mendojnë kështu “duhet të ulin kokën nga turpi” për pjesën tjetër të jetës së tyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit