23.9 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Akademia Maqedonase: Nënë Tereza nuk është shqiptare

Më të lexuarat

Akademia e Shkencave në Maqedoni pretendon se Nënë Tereza nuk është shqiptare.

Presidenti i kësaj akademie, Taki Fiti, dikur ministër i Financave, thotë se i ka ardhur në majë të hundës nga propaganda politike e Tiranës zyrtare, e cila pretendon se Agnes Bojaxhi është një shqiptare etnike.

Në një fjalim në Akademinë e Maqedonisë, Taki Fiti thotë se Nënë Tereza ka lindur në Shkup dhe nuk është shqiptare, duke shtuar se babai i saj, Nikolla Bojaxhi është një vllah maqedonas dhe nëna e saj, e lindur në Shkup, ka prejardhje të përzier, maqedonase dhe shqiptare.

Sipas tij, interesant është fakti se të afërmit e mbetur të Nënë Terezës, përfshi edhe stërnipin e saj që ka një dyqan bizhuterish në Shkup, nuk flasin shqip.

Agjencia maqedonase MINA shkruan se kjo nuk do e ndalë Tiranën në pretendimet ndaj Nënë Terezës.

“Sikur të mos mjaftonte se Nënë Tereza vjen nga një etni mikse, ajo vetë nuk e pa veten sikur i përkiste dikujt specifikisht, por të gjithëve”, shkruan agjencia.

Vetë Taki Fiti thotë se këto pretendime të Shqipërisë i merr si personale pasi ai është vetë një vllah etnik maqedonas.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit