10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Ajni Sinani, Drilon Gashit pendohu ose do të përfundosh si një Ebu Xhehël i vogël

Më të lexuarat

Drilon Gashi nuk je i dinjitetshëm me siren e Pejgamberit a. s! Edhe Profeti Muhamed a.s. ka mundësi me qenë shqiptar thotë Drilon Gashi!!! Muhamedi a. s. sipas tij nuk qenka arab! Allahu disa njerëzve ia merr fytyrën dhe i turpëron në këtë botë para se ti turpëroj e dënoj në botën tjetër. Ai madje qenka duke studiuar dhe paska ardhur në përfundim se Muhamedi a. s., zotëru ii gjithë krijesave, nuk qenka arab! Që do të thotë se pema e origjinës së Pejgamberit a. s. që pranojnë të gjithë muslimanët nuk na qenka e vërtetë! Drilon Gashi, vetë ai duhet ta dijë se ku dhe sa thellë është zhytur, me këto vetëpëlqime të vetes së tij, dhe druaj se po fundoset përfundimisht dhe sdo të mund të kthjellet e të pendohet. Krenaria boshe e fundosi Ebu Xhehlin. Ebu Xhehli nga banorët e Mekes thirrej Ebul Hakem–Baba i urtësisë. Kur kundërshtoi islamin Pejgamberi a.s. e emëroi Ebu Xhehel- Baba i injorancës! I tillë vdiq dhe të tillë e njohin njerëzit. Përkrenaria boshe e shkatërroi. Një Ebu Xhehël i vogël ka disa vite që endet nepër studio televizive dhe përmes rrjeteve sociale plason gënjeshtra për islamin. Gënjeshtra e gënjeshtrave të tij është mashtrimi se Muhamedi a. s. nuk është arab. Uroj që ky far Drilon Gashi të zhvishet nga përkrenaria fallse dhe e rreme dhe të pendohet! Ky asnjëherë nuk ka qenë Ebul Hakem- Baba i urtësisë. Urtësia dhe Driloni janë larg shumë larg… Uroj që ky djal ti kthehet normalitetit sepse gjestikulaciondt e tij tregojnë se disi ka humbur ekuilibrin në rezonim. Thjesht kam dëshirë të mos përfundoj si një Ebu Xhehel i vogël. Jo se mund ti bëj dëm islamit, sepse as Ebu Xhehli i madh nuk mundi ti bëj asgjë, por sepse mendësia ebu xhehliane të bën të fitosh mallkimin e Allahut xh. sh. melekëve dhe besimtarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit