4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

AGPK: Protesta derisa të ndryshohen nenet 37 e 38

Më të lexuarat

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) në konsultim me mediat vendase ka vendosur që t’i drejtohet Avokatit të Popullit me kërkesën që vendimin e Kuvendit të Kosovës për mos heqjen nga Kodi Penal të neneve 37 dhe 38 t’i dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.

Njëherësh, AGPK, përmes kryetarit Arben Ahmeti ka paralajmërur edhe vazhdimin e protestave të gazetarëve deri në ndryshimin e këtyre dy neneve, të cilat nga mediat vendase konsiderohen se cenojnë lirinë e shprehjes dhe rrezikojnë punën e tyre, shkruan REL.
Të premten, Kuvendi i Kosovës nuk miratoi kërkesën e presidentes Atifete Jahjaga për heqjen nga Kodi Penal të neneve 37 dhe 38 që kanë të bëjnë me sanksionimin e shpifjes dhe zbulimin e burimit të informacionit, në rastet kur bëhet fjalë për procedime kriminale.
Një vendim i tillë i Kuvendit qoi deri te dorëheqja e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi si dhe nxiti reagime të ashpra nga presidentja, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, të cilët e konsideruan vendimin e Kuvendit si kthim parapa që cenon lirinë e shtypit dhe medias së lirë. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit