16.8 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Agjenti irakian i zbulimit pretendon se kreu i DEASH-it Al-Baghdadi ende është gjallë

Më të lexuarat

Al-Baghdadi ende është gjallë dhe fshihet në Siri në periferi të Rakës. Lajmet për vrasjen e tij janë të pavërteta dhe të pabaza, tha sot oficeri i zbulimit irakian al-Basri

BAGDAD (AA) – Kreu i shërbimit informativ të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Irakut, Abu Ali al-Basri ka thënë sot se lideri i organizatës terroriste DEASH Abu Bakr al-Baghdadi ende është gjallë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ruse e Mbrojtjes muajin e kaluar deklaroi se lideri i DEASH-it Al-Baghdadi sipas të gjitha gjasave është vrarë në sulmet ajrore ndaj pozicioneve të organizatës terroriste në Siri. Në anën tjetër, zyrtarët amerikanë kohët e fundit kanë thënë se nuk kanë prova për vrasjen e al-Baghdadit.

“Al-Baghdadi ende është gjallë dhe fshihet në Siri në periferi të Rakës. Lajmet për vrasjen e tij janë të pavërteta dhe të pabaza”, ka thënë sot oficeri i zbulimit irakian al-Basri për gazetën “Al-Sabah”.

Autoritetet amerikane vazhdojnë të ofrojnë shpërblim në para në vlerë prej 25 milionë dollarë për informacionin që çon në kapjen apo vrasjen e Al-Bahgdadit, terroristit i cili në vitin 2013 u largua nga Al-Kaeda dhe një vit më vonë qëndroi në krye të DEASH-it.

Al-Baghdadi herën e fundit në publik është parë verën e vitit 2014 kur DEASH pushtoi Mosulin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit