13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Agjenda e muslimanit gjatë Ramazanit

Më të lexuarat

PËR TË ARRITUR SUKSESE NË MUAJIN E BEKUAR RAMAZAN dhe për
të depozituar sa më shumë shpërblime tek Allahu i Lartësuar, patjetër duhet
përpiluar një program, i cili do përfillur. Mu për këtë po jua paraqesim agjendën
vijuese, e cila do t’ju ndihmojë shumë për të dalë fitimtarë në këtë muaj të begatë.
Pika e parë: Koha e syfyrit
1. Zgjimi para agimit, një apo gjysmë ore më herët.
2. Zgjimi për ngrënien e syfyrit, duke pasur parasysh bereqetin e tij.
3. Avdesi, falja e dy rekateve, lutjet dhe kërkimfalja (istigfari).
Allahu ka thënë: “Dhe në syfyr (nga mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkate.”
(Dharijat, 18)
4. Shkuarja në xhami, për ta falur namazin me xhemat (meshkujt).
5. Përsëritja e ezanit pas myezinit dhe leximi i lutjes përkatëse pas përfundimit të tij,
si dhe përshëndetja e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, me salavate.
6. Kryerja e dhikrit pas namazit.
7. Lutja, namazi i duhasë, përmendja e Allahut dhe leximi i ndonjë pjese nga Kurani.
8. Koha në mes namazit të duhasë dhe atij të drekës është e lirë.
Mund të shfrytëzohet për lexim, punë, nxënie përmendsh, lexim të ndonjë tefsiri
apo libri të haditheve ose thjesht për pushim.

Pika e dytë: Namazi i drekës
1. Përsëritja e ezanit pas myezinit dhe leximi i lutjes përkatëse pas përfundimit të tij,
si dhe përshëndetja e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, me salavate.
2. Falja e katër suneteve para namazit farz dhe dy pas tij.
3. Lutja dhe dhikri pas namazit.
4. Leximi i ndonjë pjese nga Kurani.
Pika e tretë: Ikindia
1. Përsëritja e ezanit pas myezinit dhe leximi i lutjes përkatëse pas përfundimit të tij,
si dhe përshëndetja e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, me salavate.
2. Pushim, ngase edhe trupi ynë ka të drejta.
3. Kujdesi për punët e shtëpisë dhe ndihma ndaj bashkëshortes,
që edhe ajo të ketë mundësi të përfitojë në këtë muaj të shenjtë.
4. Para akshamit për disa çaste të bëjmë lutje dhe të lexojmë Kuran.
Pika e katërt: Akshami (iftari)
1. Shkuarja për ta falur namazin e akshamit në xhami.
Për fat të keq, kjo, gjatë Ramazanit, pak po përfillet nga ne.
2. Çelja e agjërimit me hurma (ata që kanë mundësi).
Në mungesë të tyre, atëherë me ujë, duke e ndjekur traditën e Muhamedit, paqja
dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.
3. Përsëritja e ezanit pas myezinit dhe leximi i lutjes përkatëse pas përfundimit të tij, si
dhe përshëndetja e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, me salavate.
4. Tubimi me familjarët në sofrën e iftarit.
Pika e pestë: Jacia
1. Përsëritja e ezanit pas myezinit dhe leximi i lutjes përkatëse pas përfundimit të tij, si
dhe përshëndetja e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue sel-lem, me salavate.
2. Falja e namazit në xhami.
3. Falja e namazit të teravive.
4. Ndeja me familjarët.
5. Leximi i ndonjë pjese nga Kurani para gjumit.
6. Fjetja sa më herët, që të kesh mundësi për t’u ngritur i freskët për adhurim./Hoxhë Valdet Kamberi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit