3.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Afrika e Jugut miraton rezolutën për uljen e nivelit të përfaqësimit diplomatik me Izraelin

Më të lexuarat

“MRN-ja i bën thirrje qeverisë të shkojë një hap më tej dhe të ndërpresë të gjitha lidhjet diplomatike, ekonomike dhe ushtarake me regjimin kanceroz sionist që pushton Palestinën Historike”, tha Ahmed Haroon Jazbhay

Parlamenti i Afrikës së Jugut ka votuar në favor të një mocioni që do të ul nivelin e përfaqësimit diplomatik me Izraelin nga ambasada në një zyrë ndërlidhëse, pas abuzimeve të pa fund kundër palestinezëve, transmeton Anadolu.

“Shpresojmë se ky do të jetë hapi i parë në ushtrimin e presionit ndaj Izraelit për të respektuar të drejtat e njeriut, për të njohur të drejtat e popullit palestinez, të drejtën e tij për të ekzistuar dhe gjithashtu të kthehet në tryezën e negociatave”, tha Ahmed Munzoor Shaik Emam nga Partia Kombëtare e Lirisë (NFP), i cili paraqiti mocionin.

Siç raporton ‘IOL news’, mocioni u miratua me 208 vota në favor ndaj 94 votave kundër.

Disa grupe të të drejtave civile e kanë mirëpritur mocionin.

Grupi i avokimit Rrjeti i Rishikimit të Mediave (MRN) lavdëroi ligjvënësit Shaik Emam dhe partinë NFP për paraqitjen e mocionit që e quajtën një lëvizje të guximshme dhe vendimtare në solidaritet me Palestinën.

“Ne gjithashtu i bëjmë thirrje qeverisë që ta zbatojë me shpejtësi këtë mocion të rëndësishëm. Në fakt, MRN-ja i bën thirrje qeverisë të shkojë një hap më tej dhe të ndërpresë të gjitha lidhjet diplomatike, ekonomike dhe ushtarake me regjimin kanceroz sionist që pushton Palestinën Historike”, tha Ahmed Haroon Jazbhay, një anëtar ekzekutiv i MRN-së.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit ende nuk i është përgjigjur veprimit të Afrikës së Jugut.

Shumë afrikano-jugorë, përfshirë partinë në pushtet të Kongresit Kombëtar Afrikan (ANC), mbështesin luftën palestineze sepse ata besojnë se ajo që po ndodh me palestinezët nën pushtimin izraelit është e ngjashme me atë që ata përjetuan në epokën e aparteidit.

Afrika e Jugut vendosi marrëdhënie diplomatike me Palestinën në vitin 1995, një vit pas përfundimit të sundimit të pakicës së bardhë.

Që atëherë, Pretoria ka qenë shumë kritike ndaj keqtrajtimit të vazhdueshëm të Izraelit ndaj palestinezëve, duke përfshirë politikën e gjatë për ndërtimin e vendbanimeve të paligjshme hebreje në tokën arabe në Bregun Perëndimor të pushtuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit