6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Aeroporti i Stambollit lider në Evropë me 686 fluturime në ditë

Më të lexuarat

Aeroporti ndërkombëtar i Stambollit vazhdon të kryesojë në Evropë me 686 fluturime në ditë (10.06.2021) sipas EUROCONTROL.

Sipas Agjencisë Evropiane të Sigurisë së Trafikut Ajror (EUROCONTROL) Aeroporti i Stambollit ka vazhduar të kryesojë në Evropë me 686 fluturime të realizuara më 10 qershor 2021.

Aeroporti i Stambollit ndiqet nga aeroporti i Frankfurtit në Gjermani me 640 fluturime dhe aeroporti i Amsterdamit “Schiphol” me 623 fluturime.

Franca me Aeroportin e Parisit “Charles de Gaulle” me 616 fluturime zuri vendin e katërt dhe në vend të pestë ndodhet aeroporti i Spanjës në Madrid “Barajas” me 562 fluturime. Kurse aeroporti tjetër i Stambollit “Sabiha Gökçen” është renditur i gjashti me 503 fluturime të realizuara në një ditë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit