11.5 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Adhurimi i Allahut në një natë është më i mirë sesa adhurimi i Tij në tridhjetë mijë net!

Më të lexuarat

Adhurimi i Allahut në një natë është më i mirë sesa adhurimi i Tij në tridhjetë mijë net!
Kjo natë është nata e Kadrit, është në muajin e Ramazanit, ai i cili e ka agjëruar këtë ditë dhe natën është ngritur për t’u falur, ose ka bërë ndonjë vepër të mirë, këtij i llogaritet sikur të kishte agjëruar dhe të ishte falur një mijë muaj.
1.000 x 30 = 30.000 netë = 83 vjet e 4 muaj
Në Kur’an thuhet:
“Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.”
(El-Kadr, 1-3)
El-Fakhr Arrasi thotë:
“Ai i cili e ngjall këtë Natë, është sikur ta kishte adhuruar Allahun për 83 vjet e pak më tepër.” (83 vjet e 4 muaj)
Pra kush e ngjall këtë Natë me adhurime çdo vit dhe jeton 60 vjet, është sikur të kishte adhuruar Allahun për 5004 vjet. Prandaj secili njeri duhet të lodhet që ta përjetojë çdo vit këtë natë. Prandaj Allahu i Lartësuar i tha të Dërguarit të Tij (alejhi selam):
“E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit?”
(El-Kadr,2)
Gjithashtu El-Fakhr ka thënë se: “Ky ajet do të thotë se ti (Muhamed) nuk mund të jeshë asnjëherë në gjëndje të kuptosh nderin dhe shkallën e lartë të kësaj nate.”
Sufjan Etheuri thotë:
“Më ka treguar Muxhahidi se Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj, me këtë mendohen veprat, agjërimi dhe namazi i natës që bëhen në këtë Natë.”
Për shkak të gjitha këtyre që thamë më lart duhet që çdo musliman përderisa jeton, çdo vit ta ngjallë këtë Natë nëpërmjet namazeve të natës, leximit të Ku’ranit, dhikrit dhe duave për veten dhe për muslimanët e tjerë.

Shkëputur nga libri “Kodra me sevape për pak minuta”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit