27 C
Pristina
Sunday, June 16, 2024

Adebayor dhe Feghouli falënderojnë presidentin turk Erdoğan

Më të lexuarat

STAMBOLL (AA) – Futbollisti i Togos, Emmanuel Adebayor dhe ai algjerian Sofiane Feghouli kanë falënderuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për mbështetjen që ai ka dhënë në rrjetin social Twitter fushatës së ashtuquajtur “Ushtria e Dashurisë për Arakanin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi presidenti turk ka shprehur mbështetjen e tij për fushatën nën hashtagun #LoveArmyforRohingya, e cila është inicuar nga një numër i madh i personaliteteve të famshme përfshirë personalitetin e njohur të medias sociale, Jerome Jarre dhe aktorin francez Omar Sy, Emmanuel Adebayor, futbollist i klubit turk Medipol Bashakshehir, duke shpërndarë një fotografi me presidentin Erdoğan, ka shkruar në Twitter: #ErdoganHelpRohingya. Faleminderit Recep Tayyip Erdoğan.

Ndërkohë, futbollisti algjerian i ekipit të Galatasarayit, në llogarinë e tij në Twitter ka shkruar: “Përshëndetje. #ErdoganHelpRohingya. Recep Tayyip Erdoğan, të falemnderit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit