6.8 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

AAK-së po i kushtojnë shtrenjtë largimet

Më të lexuarat

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk i ka hiç mirë punët me kualitetin e përfaqsuesve në Kuvendin e Kosovës. Partisë së Ramush Haradinajt, së fundmi i kanë ikur dy figura mjaft të rëndësishme si Blerim Shala e Melihate Tërmkolli.

Ndërkaq gjatë kësaj jave, AAK-ja është përballur edhe largime të tjera të disa përfaqesuseve të degëve në Prishtinë.
Këto largime analistët politikë i vlerësojnë si humbje të mëdha për një parti të vogël siç është AAK-ja, duke thënë se largimet e tilla e dobësojnë shumë pozicionin e AAK-së në Parlament.

Analisti Artan Muhaxhiri në një prononcim për Indekonline, vlerëson se problemet aktuale të AAK-së, vijnë si pasojë e gabimeve që i ka bërë kjo parti gjatë fushatës së zgjedhjeve të fundit parlamentare, duke theksuar peshën e madhe që kishin në parlament deputetët Blerim Shala e Melihate Tërmkolli.

“Largimi i Blerim Shalës dhe Melihate Tërmkollit nga Grupi Parlamentar e ka vështirësuar edhe më shumë pozicionin parlamentar të AAK-së. Problemet aktuale të AAK-së janë rezultat i gabimeve që i ka bërë në fushatën e zgjedhjeve të fundit parlamentare. 

Duke e ditur mënyrën në të cilën koordinohet ‘mbledhja e votave’ në Kosovë, ka qenë i çuditshëm vendimi që në zgjedhjet e 8 qershorit të mos përkrahen mjaftueshëm në terren disa nga figurat më të rëndësishme të saj, për shembull Ardian Gjini, i cili ka qenë deputeti kryesor i AAK-së në legjislaturën e kaluar”.
Ai megjithatë thotë se në aspektin politik janë të pakuptueshme arsyet për të cilat ka ndodhur një gjë e tillë, pasi kësisoj më së shumti ka pësuar vetë AAK-ja, e cila tash nuk e ka kualitetin e përfaqësimit në Parlament siç e kishte paraprakisht.

Por sipas Muhaxhirit, prezenca e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, mund të kompensoj deri diku mungesat e deputetëve Shala e Tërmkolli, mirëpo, ai thekson se një lider partie nuk mund të jetë pragmatik karshi punëve të përditshme.

“Natyrisht se prezenca e Ramush Haradinajt në Parlament i kompenson deri diku këto mungesa, mirëpo Haradinaj është lider i partisë dhe nuk merret me punë të përditshme pragmatike”, ka thënë Muhaxhri.
Analisti Muhaxhiri ka shpjeguar se pse përfaqësimi i dobët në Parlament mund ta dëmtoj një parti më të vogël siç është AAK-ja.

“Partitë e mëdha si PDK dhe LDK mund t’ia lejojnë vetes komoditetin e mospërfshirjes së ndonjë politikani të rëndësishëm në grupin parlamentar, pasi kanë numër të madh të deputetëve, mirëpo te partitë e vogla një gjë e tillë ka ndikim të jashtëzakonshëm pasi pesha individuale e deputetëve është pakrahasimisht më e madhe dhe më e vlefshme”, ka thënë Muhaxhiri.kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit