9 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

A po planifikon Putini ta lërë përjetësisht Ukrainën në një gjendje lufte?

Më të lexuarat

Rusia dhe Japonia zyrtarisht janë ende në luftë. Rreth 76 vjet pas përfundimit të luftimeve në Luftën e Dytë Botërore, bisedimet e paqes mes dyja vendeve kanë dështuar.

Të dyja palët nuk arritën kurrë një marrëveshje, sepse Rusia refuzon t’i dorëzojë Japonisë katër ishuj të pushtuar nga Bashkimi Sovjetik në veri të bregut të Japonisë në 1945.

Washington Post raportoi javën e kaluar se mijëra njerëz që u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre pas pushtimit të gjatë tani duan të kthehen në ishuj, por situata është komplikuar më tej nga pushtimi i Ukrainës.

Rusia ka vendosur të mos marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme të paqes me Japoninë, sepse ky vend ka vendosur sanksione ndaj saj. Ky është një shembull klasik i konflikteve të ngrira që ekzistojnë në shumë rajone anembanë botës pas përfundimit të luftimeve aktive, transmeton Telegrafi.

Javën e kaluar, sulmet me raketa vazhduan në Ukrainë, pavarësisht pretendimit të rusëve se tani strategjia e tyre luftarake do të kthehet në lindje të vendit.

Askush nuk e di se si do të përfundojë kjo luftë dhe nëse njëra palë mund të fitojë, por duket se shanset më të mira janë për një skenar në të cilin lufta në Ukrainë kthehet në një konflikt të ngrirë.

Shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës sugjeroi javën e kaluar se presidenti rus, Vladimir Putin dëshiron të ndajë Ukrainën perëndimore dhe t’i kthejë pjesët separatiste në lindje në një ndarje të madhe si ajo midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Kushdo që ka monitoruar nga afër sjelljen e Putinit, e di më së miri sesa mund t’i besohet Moskës zyrtare kur ajo thotë se do të reduktojë në mënyrë drastike aktivitetin ushtarak në Ukrainë.

Edward Luce i Financial Times është i mendimit se Perëndimit do t’i duhet të flasë me armikun në një moment dhe se kjo do të nënkuptojë arritjen e një marrëveshjeje me Putinin.

Për momentin, asnjëra palë nuk ka interes për një marrëveshje afatgjatë. Të gjithë duket se presin që të kristalizohet një pamje më e qartë e rrjedhës së ardhshme të luftës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit