16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

A po mendon Rusia të ndërtojë një bazë ushtarake në Serbi?

Më të lexuarat

Kur në Beograd mendohet se NATO duhet të kërkojë falje

Një bazë ushtarake ruse mund të shfaqet në Serbi që do të kryejë detyra të ndryshme zbulimi dhe do të monitorojë mjedisin, sipas ekspertit ushtarak dhe historianit rus Boris Yulin, raporton lenta.ru, një portal rus i lexuar gjerësisht, në pronësi të Sberbank që nga viti 2020.

Ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Kharchenko, shkruan portali, ka folur për këtë duke thënë se “krijimi i bazave ushtarake ruse në Serbi është çështje sovrane e atij vendi”.

Përveç kësaj, shton ai, kjo është një çështje e vetë Rusisë.

“Sa i përket qendrës së përbashkët humanitare, ajo ekziston dhe funksionon për reagim ndaj krizave në rast të një fatkeqësie humanitare,” citohet ambasadori Bocan-Kharchenko nga lenta.ru.

Eksperti ushtarak Julin thekson se nuk është shumë e qartë se çfarë përfitimesh do të ketë krijimi i një baze ushtarake në Serbi.

“Fakti është se bazat ndodhen pranë zonave të armiqësive të mundshme. Por në Serbi, territorialisht, do të shkëputet plotësisht nga Rusia dhe do të rrethohet nga të gjitha anët nga vendet e BE-së dhe pjesërisht nga vendet e NATO-s. Nuk është e qartë se si është e mundur të përqendrohen forcat dhe të sigurohet një bazë në këtë rast”, thekson Julin.

I vetmi synim i mundshëm i krijimit të tij, për këtë ekspert ushtarak rus, është “misioni i zbulimit dhe vëzhgimi i zonës përreth”, më saktë mbledhja e të dhënave të inteligjencës.

Ai shton gjithashtu se “Bashkimi Evropian mund të fillojë ta perceptojë Serbinë si një burim të mundshëm kërcënimi në rast të një konflikti”, gjë që do të kishte pasoja jo shumë të këndshme për Beogradin.

Më herët, ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, përkujton portali rus, ka bërë të ditur se Serbia është shtet i pavarur dhe nuk dëshiron të ndërhyjë në konfliktet mes Rusisë dhe Perëndimit dhe se veçanërisht nuk dëshiron të bëhet një “Këmbësori i paktit të NATO-s”.

“Nëse doni t’i përmbaheni integritetit territorial dhe sovranitetit si parimi më i rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, që mendoj se është, filloni nga Serbia. Fillimisht tërhiqni njohjen e Kosovës, pastaj thoni: ‘Më falni, Serbia është e tërë, ne gabuam që ju bombarduam, na falni për atë që ju bëmë, fillojmë duke korrigjuar gabimet tona”.

“Dhe të mos i kërkojnë Serbisë të jetë këmbësore e paktit të NATO-s që të hyjë në konflikt me Rusinë”, tha Vulin në fillim të korrikut, duke thënë se hyrja në luftë nuk është opsion. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit