10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

A na përfaqësojnë vallë?!

Më të lexuarat

A mundet vallë njerëz që kanë uzurpuar drejtimin e KMSH dhe e mbajnë atë në mënyrë makiaveliste, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz të cilët injorojnë për vite me radhë të gjitha kërkesat dhe reagimet e hoxhallarëve dhe besimtarëve, qofshin këto private dhe publike duke kërkuar gjithëpërfshirje, përmirësim dhe zbatim të statutit, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz të cilët menaxhojnë vakëfet e muslimanëve dhe haxhin e tyre dhe të cilët nuk iu përgjigjen kërkesës për transparencë të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz të cilët i trajtojnë me rroga dhe vende pune imamët e tyre të rinj, të sapo dalë nga bankat e shkollës, si të nënës dhe të tjerët shumë më të vjetër, që nuk i përkasin sektit të tyre, si të njerkës, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz që promovojnë projekte kufri si House of One, dhe marrin pjesë pa qenë e domosdoshme, me hipokrizi, në aktivitete fetare, që bien ndesh me Islamin, të sekteve dhe feve të tjera, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz që nuk kanë ndjeshmërinë minimale politike për dhimbjet dhe plagët e umetit, që ulen dhe ftojnë në sofra iftari përfaqësuesit e atyre që mbajnë të pushtuar Xhaminë e tretë të Shenjtë të Islamit dhe shpërngulin me dhunë muslimanët nga ai vend, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz të cilët shantazhojnë hoxhallarët përmes rrogës, shkarkimit, mos emërimit, kufizimit të aktivitetit etj. vetëm e vetëm që t’iu binden atyre verbërisht në vendimet e tyre arbitrare dhe sektare, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz të cilët e trajtojnë institucionin jo si komunitet, por si plaçkë lufte dhe “dhuratë” e Zotit vetëm për ta, apo si çiflig të sektit të tyre, dhe të tjerët thjesht si punonjës të tyre, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz që kanë mbyllur medrese dhe degraduar të tjera më keq se kolegjet e tyre laike, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz që shtiren hipokrizish si tolerant dhe dashamirës me të tjerët dhe përjashtues me muslimanët e tjerë, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz pa kredenciale intelektuale madje edhe fetare, kur ka mjaft të tillë në mesin e muslimanëve, të na përfaqësojnë?!

A mundet vallë njerëz që shtiren dhe iu imponojnë edhe hoxhallarëve shtirjen, të na përfaqësojnë?!

A mundet… A mundet… lista është e gjatë nëse do të vazhdonim.

#KMSHgylenistenuknapërfaqëson

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit