15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

A na duhen maska në ambient të hapur?

Më të lexuarat

Skena e famshme në shumë qytete – njerëzit ecin, ngasin biçikleta ose ulen në një park me maska në fytyrë edhe nëse janë larg të tjerëve. Çfarë thotë shkenca për këtë? A është e nevojshme apo njerëzit janë më të kujdesshëm se sa duhet? Në vend, në muajt e fundit, mbajtja e maskës jashtë është e detyrueshme dhe mosrespektimi është i dënueshëm. Nga fillimi i pandemisë me koronavirusin e ri e deri më sot, shkencëtarët kanë shumë njohuri rreth COVID-19, shkruan Panacea.mk.

Sot, për shembull, dihet që sipërfaqet nuk janë faktor kaq i rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes dhe se dezinfektimi i tepërt është humbje e panevojshme e kohës dhe harxhim i burimeve.

Së dyti, ekspertët e njohur janë të bindur se virusi përhapet kryesisht përmes aerosoleve – grimca të vogla që qëndrojnë në ajër për disa kohë, në krahasim me pikat e mëdha që ndodhin me kollitjen dhe teshtitjen, të cilat shpejt bien në tokë.

Kjo do të thotë të qëndrosh jashtë është shumë më e sigurt sesa të qëndrosh brenda, thotë Jose-Luis Jimenez, ekspert kryesor i aerosoleve në Universitetin e Kolorados.

“Në ambient të mbyllur është shumë më e rrezikshme të qëndrosh sepse muret, pajisjet dhe dyshemeja e “tërheqin” ajrin, veçanërisht nëse ventilimi është i dobët. “Për shkak të kësaj, maskat në ambiente të mbyllura janë të domosdoshme”, sqaron ai.

“Jashtë është e kundërta, rreziku është i vogël, sepse ka rrymë ajri dhe ajri i lëshuar ngrihet shpejt, veçanërisht është më i ngrohtë,” shpjegoi Jimenez.

Por, ai sqaron se rreziku i ulët nuk do të thotë se është inekzistent. Ashtu si mund të thithni pak tym jashtë nëse jeni afër një duhanpirësi, kështu që është e mundur të thithni virusin nëse jeni shumë afër shpërndarësit për një kohë të gjatë.

Cilat janë shanset e infektimit?

Ka disa studime që janë përpjekur të përcaktojnë sasinë e rrezikut të përhapjes së COVID-19 jashtë.

Shkencëtarët kinezë tetorin e kaluar publikuan një analizë të 7324 rasteve për të cilat dihej me siguri se ku u infektuan pacientët. Ata kishin informacione për vetëm një shpërndarje të dokumentuar kur një djalë 27-vjeçar mori virusin ndërsa fliste me një person të infektuar.

Irish Times kohët e fundit raportoi 232 164 raste të infeksionit në Irlandë që nga 14 Mars, me vetëm 262 transmetime në ajër të hapur të raportuara, ose 0,1 përqind të totalit.

Është e mundur që edhe ai vlerësim të jetë shumë i lartë, sepse agjencia qeveritare që mblodhi të dhënat u bazua gjithashtu në aktivitete të paverifikuara në natyrë, siç janë sportet.

Donald Milton, profesor në Universitetin e Maryland dhe një nga pionierët e shkencës për aerosolet, i këshillon njerëzit të shmangin turmat në ambientet e hapura, veçanërisht nëse aktiviteti përfshin britma dhe nuk ka qarkullim të ajrit.

Mirëpo, ai nuk mendon se maska duhet të mbahet gjatë gjithë kohës. “Nëse bëj vrap dhe nuk ka njeri rreth meje në disa metra, nuk mbaj maskë. Por nëse ndalem për të folur me dikë, e vendos atë”, thekson ai.

portalb.mk/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit