9.5 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

A janë në rregull këta emra për fëmijë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Selam alejkum!

Allahu i Lartmadhëruar ju shpërbleftë për punën dhe mundin që po bëni. Pyetja ime është: A janë në rregull këta emra për fëmijë: Edon, Përparim dhe Dardan. Ju lutem më ktheni përgjigjen sa ma shpejt që është e mundur .
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në lidhje me emërtimin e fëmijëve kemi dhënë disa përgjigje të mëhershme dhe aty i kemi përmendur kriteret të cilat duhet t’i kenë parasysh prindërit gjatë emërtimit të fëmijëve, prandaj ju këshillojmë të ktheheni aty:

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1510

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1513

Ndërsa, për sa u përket emrave të cilat ju pyesni konkretisht: Edon, Përparim dhe Dardan, themi se këta janë emra tipik shqiptarë të njohur e të përdorur nga njerëzit në përgjithësi. Duhet ta kemi parasysh atë se nuk është kusht që njeriu ta ketë emrin në gjuhën arabe, por e rëndësishme dhe thelbësore është që emri të ketë domethënie të mirë, pa marrë parasysh se çfarë gjuhe është. Vërtetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, nuk ia ndërroi emrin gruas së tij, Marijes, e cila ishte kopte nga Egjipti, me të cilin kishte djalin Ibrahimin. Sido që të jetë, mendojmë se të tre emrat janë të mirë dhe nuk ka ndonjë problem që me to të emërtohen fëmijët, posaçërisht dy emrat e parë. Ndërsa emri Dardan gjithashtu nuk mendojmë se ka të keqe që me të, që të emërtohet njeriu, pasi ky emër është emër vendi. Shumë nga emrat e muslimanëve edhe në kohën e të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, ishin emra lumenjsh, kodrash, shtazësh, bimësh etj. dhe në këtë nuk kishte gjë të keqe, si emrat: Handalah, Esed, Hamza, Xhebel, Bahr, etj. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit