A është vërtetuar se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur natën e njëzet e shtatë të muajit Rexheb?

Më të lexuarat

Ndër mrekullitë më të mëdha të Profetit Muhamed ﷺ është ngjarja e Israsë, gjatë së cilës atij iu mundësua udhëtimi natën nga Xhamia e Shenjtë (Mesxhidul-Haram) drejt Xhamisë së Largët (Mesxhidul-Aksa), e më pas ngjitja (Miraxhi) drejt qiejve të lartë. Me kalimin e kohës, tek një pjesë e myslimanëve është përhapur praktika e përkujtimit të kësaj ngjarjeje në natën e njëzet e shtatë të muajit Rexheb.

Megjithatë, ky pohim nuk është i saktë, pasi nuk ekziston ndonjë dëshmi autentike që të vërtetojë se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur pikërisht në natën e njëzet e shtatë të Rexhebit.

Ibn Haxheri ka theksuar:
“Disa rrëfimtarë kanë përmendur se Israja ka ndodhur në muajin Rexheb, por ky pohim është i pavërtetë.”

Gjithashtu, Ibn Tejmije ka deklaruar:
“Nuk ka asnjë argument të njohur dhe të besueshëm që të përcaktojë saktësisht muajin apo natën e kësaj ngjarjeje. Përkundrazi, mendimet në këtë çështje janë të ndryshme dhe të ndërprera, dhe asnjë prej tyre nuk mbështetet në prova përfundimtare. Për rrjedhojë, nuk është ligjësuar për myslimanët veçimi i asaj nate me adhurim të posaçëm, as i ndonjë nate tjetër.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit