14.8 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Hoxhollarët duhet të shkojnë në konak por me kushte të tyre! – Nga Bashkim Morina

Më të lexuarat

Hoxhollarët duhet të shkojnë në konak por me kushte të tyre!
Berati njihet botërisht si islamofob, njihet se shitet për para, kush e paguan ai “knon” për ta, njejt sikur qe “paradite këndon për PDK-në, pasdite për LDK-në.

Hoxhollarët nuk kanë asgjë për të fshehur, ata duhet të shkojnë me kushte të tyre, me prezentu çka kanë me prezentu dhe prap me i shiku interesat e tyre sepse Berati me një përshëndetje me selam nuk e ndryshon, prap ka me sha, ofendu, nxit dhe shpif.

Më e mira kishte me qenë që BIK-u me punësu një zyre ligjore me avokat të mirë (nuk është patjetër me qenë praktikues të islamit), dhe me i ndjek penalisht si për nxitje, bullizëm, shpifje, gënjeshtra, mosdurim fetar dhe si pjestarë katolik që sulmon myslimanët etj. Besoj se kjo do t’i stabilizonte gjërat. Shyqyr kemi shtet dhe dëshmitë para gjykatës janë për të gjjthë njësoj (duke qenë të vetëdijshëm se gjykatat bindshëm anojnë kundër islamit dhe myslimanëve).


Ne do të duhej t’i kemi kandidatët tanë nëpër vende kyqe në parlament, gjykatë, ministria dhe kudo që ka nevoj. Fundja jemi qytetarë të këtij vendi dhe kemi të drejtë 100%. Myslimanët në këtë vend asnjëherë s’i kanë bërë padrejtë askujt, gjithmonë jami sulmuar vetem si rezultat sepse kemi “bër sabër” me shumë se që është dasht, sepse është dashir që në fillim me i dërgu nëpër gjykata deri në Strasburg!

Bashkim Morina

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit