12.2 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

A e dini se është dhëna leje për xhaminë Qendrore në Prishtinë?

Më të lexuarat

Para gati 4 javësh Komuna e Prishtinës i ka dhënë lejen me kushtet ndërtimore që i ka nisur Bashkësia Islame e Kosovës për xhaminë Qendrore në Prishtinë. Pas kësaj mbetet BIK-u të jap planin detal të xhamisë që të jepet leje e ndërtimit komfort kushteve ndërtimore që BIK-u i ka paraqitur si kërkesë para Komunës së Prishtinës.
Ky informacion pritet së shpejti të bëhet publik nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava ku do të dal në komunikatë për media, transmeton KohaIslame.

 

Një xhami që komuniteti musliman në Kosovë ka vite që e kërkon, e kësaj radhe janë plotësuar kushtet për të filluar ndërtimi. Deri më tani disa politikan e kanë përdor këtë për fushatë, ndërsa krejt problemi ka qenë ligjor që Bashkësia Islame e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës kanë gjetur gjuhë të përbashkët. Urime u qoftë komunitetit musliman. Kjo është xhamia e tretë që i jepet leja gjatë mandatit të Shpend Ahmetit, pas Xhamisë në Mati 1 dhe në Veternik./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit