20 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

A do t’ia jap Shqipëria Kosovës kodin +355?

Më të lexuarat

Sipas Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik kanë bërë të ditur se kjo ministri ka kërkuar kohë më parë që Shqipëria t’ia jap në shfrytëzim Kosovës kodin +355, por një gjë e tillë nga organet kompetente shqiptare, nuk ka gjetur mirëkuptim.

Se shteti shqiptar nuk është shumë i interesuar për këtë çështje është edhe fakti të cilin e përmend deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, i cili tha në seancë se në Shqipëri këto ditë po mbahet një konferencë, ku është prezent edhe ITU-ja, por institucionet e Kosovës nuk janë ftuar.
“Kemi dërguar letër ministrit të Telekomunikacionit qysh moti, por nuk na ka kthyer kurrfarë përgjigje për këtë çështje. Nuk janë duke shprehur interesim as ata me bashkëpunuar me neve në lidhje me kodin telefonik”.

Projektrezoluta e Lëvizjes për Bashkim, e cila është paraqitur javën e kaluar me arsyetimin pasi që Kosova nuk mund të ketë kodin e vet telefonik, pasi nuk është e anëtarësuar në OKB, të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë dhe jo kodet telefonike të Serbisë, Sllovenisë dhe Monakos. Por kjo Projektrezolutë nuk u votua javën e kaluar pasi nuk kishte kuorum as për t’u hedhur në votim.
Por, sot ajo është miratuar në Kuvend me 47 vota për, 9 kundër dhe 2 abstenime.

Rezoluta

Kuvendi i Republikës së Kosovës në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës neni 6 paragrafi 1 dhe nenit 52 pika 2 duke qenë se Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e OKB-së dhe Unionit Ndërkombëtar për Telekomunikacion rrjedhimisht, nuk mund të ketë kod të vetin telefonik.

Duke i pasur parasysh humbjet e mëdha financiare qindra milionëshe të cilat i ka pësuar dhe i pëson nga shfrytëzimi i kodeve telefonike, të Monakos, Serbisë e Sllovenisë.

Duke pas parasysh koston e qytetarëve të shfrytëzimit të kodeve telefonike, duke e parë lëvizjet e qytetarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë dhe anasjelltas që janë rritur dhe komunikimet, ndërkohë kostoja e këtij komunikimi është shumë e lartë, duke pasur parasysh cenimin e sigurisë shtetërore në seancën plenare të 30 gushtit miratojë këtë rezolutë.

1. Qeveria e Kosovës të marr vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale që i shfrytëzon Kosova +381, +386, dhe +377 me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë me +355.

2. Në bazë të realizimit të këtij qëllimi brenda një kohe shumë të shkurtër të inicioj negociatat me Republikën e Shqipërisë
3. Në qoftë se kostoja e shkëputjes së kontratave aktuale valide me ofruesit e kodeve telefonike është më e lartë se sa respektimi i tyre deri në fund këto kontrata të zbatohen deri në afatin e paraparë për përfundimin e tyre dhe ato të mos vazhdohen më tutje. BS/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit