Shitja e telefonave celularë ka rënë ndjeshëm krahasuar me vitin 2011. Gjatë vitit 2012 janë shitur 1.75 miliardë celularë, 1.7% më pak se në vitin 2011.
Studimi është bërë nga firma hulumtuese “Gartner”, e cila në raportin e saj shkruante se smartphone-t kanë pësuar një rritje të lartë të shitjeve të tyre për 2012. Rritja është me 38.3 %, çka do të thotë se janë shitur plot 207 milionë smartphonë në vitin 2012.
Kërkesa për telefona celularë pasoji një tkurrje në vitin 2012, përfshirë këtu edhe në tremujorin e katërt të atij viti. Shitjet e telefonave të thjeshtë arritën në 264 milionë copë në tremujorin e katërt të vitit 2012, apo 19.3 % më pak se sa në tremujorin e katërt të vitit 2011.
Analistët presin që telefonat e thjeshtë të vazhdojnë të bien në shitje edhe në vitin 2013. “Gartner” parashikon që shitjet e smartphonëve në mbarë botën do të jetë afër 1 miliard copë në 2013. Ndërsa shitjet e përgjithshme të telefonave celularë janë llogaritur të arrijnë në 1.9 miliardë.
/Shekulli Online/Përgatiti: E.D/kohaislame