0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Lot në Ramazan

Më të lexuarat

Sulltan bin Abdullah el-Umerij

Janë lot me shije të veçantë. Sidomos në namazin e teravive. Janë lotët e të penduarit që vetes i kishte bërë padrejtësi të madhe me mëkatet e shumta sikur që nuk qe treguar aspak i edukuar me Allahun kur gabonte shumë në raport me Të. Janë lotët e tij tani kur po shpall publikisht se është penduar.

Është ky rrëfimi për të penduarit në Ramazan. E sa të shumtë janë ata që pendohen në Ramazan! Në këtë muaj kanë gjetur prehjen dhe mëshirën hyjnore. Kanë dëgjuar lutjet emocionuese në vitr, në kunut, ndërsa sytë e tyre janë vërshuar nga lotët. Ky ka qenë edhe momenti kur është marrë vendimi më i rëndësishëm për një kthim dhe pendim të sinqertë tek Allahu i Madhëruar.

Gjuha e tyre thotë:

O Ti i Madhërishmi që fal mëkatin,

Dhe që pendimin pranon,

Zemra e një të penduarit po të lutet e po të përgjëron!

Përshtati: Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit