12.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Aktivitet i hipizmit për të mbështetur të burgosurit palestinezë

Më të lexuarat

Klubi i Hipizmit El-Cevad në Gaza organizoi “kampionatin e kërcimit me pengesa”, për fëmijë me qëllim të përkrahjes së të burgosurve palestinezë që ndodhen në burgjet izraelite

GAZA (AA) – Klubi i Hipizmit El-Cevad në Gaza organizoi “kampionatin e kërcimit me pengesa”, për fëmijë me qëllim të përkrahjes së të burgosurve palestinezë të cilët ndodhen në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e organizuar me moton “ujë dhe kripë”, morën pjesë 40 fëmijë të moshës nga 5 deri në 17 vjeç.

Kryetari i Bordit të Klubit, Eshref el-Yazuri tha se ky kampionat po organizohet për t’u dhënë mbështetje palestinezëve që ndodhen në grevë urie.

“Ne me këtë aktivitet dëshirojmë që t’ia tregojmë zërin tonë gjithë botës. Ne kërkojmë respektimin e konventave ndërkombëtare dhe lirimin e të burgosurve tanë”, tha Yazuri.

Rreth 2 mijë palestinezë në burgjet izraelite më 17 prill filluan grevë urie “Për përmirësimin e kushteve të burgosjes, duke i dhënë fund praktikave arbitrare të Izraelit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”.

Sipas një raporti të disa institucioneve, përfshirë edhe Komitetin e të Burgosurve Palestinezë, në burgjet izraelite ndodhen rreth shtatë mijë të burgosur palestinezë, përfshirë 481 nga Jerusalemi Lindor i okupuar, prej të cilëve 57 janë gra dhe 300 fëmijë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit